LAJMI I FUNDIT:

Përshtati banesën për kultivim droge, pranga pronarit dhe tre familjarëve të tij në Shkodër

Përshtati banesën për kultivim droge, pranga pronarit dhe tre familjarëve të tij në Shkodër

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për Zef Shtjefnin dhe Gent Shtjefnin, babë e bir dhe dy vëllezër Dritan Shtjefni dhe David Shtjefni, nipa të Zef Shtjefnit.

Sipas Policisë këta persona përshtatën banesën në fshatin Naraç të Vaut të Dejës për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh.


“Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Z. Sh., në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. Sh., 61 vjeç, G. Sh., 38 vjeç (babë e bir), D. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh. 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç”, njofton Policia.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sudani njeh Republikën e Kosovës

Sudani njeh Republikën e Kosovës

Lajme
Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Seanca konstituive e Kuvendit, Baraliu: Shumë të papritura mund të ndodhin

Seanca konstituive e Kuvendit, Baraliu: Shumë të papritura mund të ndodhin

Lajme
Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Lajme
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Kalo në kategori