Përshëndetje PRIZREN! GiFi hapi dyert më 25 Prill – në zemër të qendrës tregtare Galeria Shopping Mall

Hapet GiFi, në zemër të qytetit të Prizrenit, brenda hapësirave të Galeria Shopping Mall – një destinacion i dashur për familjet dhe blerësit që kërkojnë cilësi, rehati dhe përvojë moderne.
GiFi, rrjeti i njohur ndërkombëtar i produkteve për shtëpinë dhe familjen, sjell për herë të parë në Prizren filozofinë moderne: stil për të gjithë dhe çmime për të arsyeshme për të gjithë. Me një përzgjedhje të pasur produktesh dekorative, artikuj për kuzhinën, organizimin e shtëpisë, lodra për fëmijë dhe më shumë artikuj sezonal, GiFi ofron një përvojë blerjeje të gjallë, kreative dhe të përballueshme.
"Ne jemi të emocionuar që sjellim konceptin e GiFi në një qytet me traditë, kulturë dhe mikpritje si Prizreni, në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall" – shprehet GOJART SHAQIRI, drejtori gjeneral i GiFi. "Besojmë se produktet tona do të reflektojnë shpirtin dinamik dhe familjar të Prizrenit, duke e bërë çdo shtëpi edhe më të ngrohtë dhe plot ngjyra."
Zgjedhja e Galeria Shopping Mall si lokacion për këtë hapje nuk është rastësore. E pozicionuar strategjikisht në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit, Galeria është një qendër multifunksionale që kombinon blerjet, argëtimin dhe gastronominë në një ambient modern dhe të mirëorganizuar. Hapja e GiFi vjen si një shtesë domethënëse në ofertën e mall-it, duke pasuruar më tej përvojën e vizitorëve të tij.
Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur të festojnë bashkë me ne këtë moment të veçantë dhe të eksplorojnë një botë plot ide kreative, ngjyra dhe frymëzim! Aktivitetet dhe kampanjat e hapjes do vazhdojnë edhe gjatë vikendit në GiFi.
Rreth kompanisë GiFi:
Kompania GiFi u themelua në vitin 1981 dhe ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të dyqaneve në të gjithë botën.
Tani, GiFi ka mbi 600 dyqane në mbarë botën, të shpërndarë kryesisht në formën e francizave. GiFi është i pranishëm në Francë me pothuajse 500 dyqane, dhe në vende të tjera të tilla si Austria, Belgjika, Portugalia, Spanja, Zvicrra, si dhe në disa shtete në Afrikë. Philippe Ginestet është themeluesi, kryetari dhe CEO i kompanisë.
Dyqani i parë në Kosovë, u hap në nëntor të vitit 2023, dhe dyti më 2024 në zonën industriale në Fushë Kosovë. GiFi po vazhdon të rritet dhe të zhvillohet në tregun e tregtisë me çmim të ulët për shtëpinë dhe familjen suksesshëm në tregun e Kosovës.
Dyqanet e GiFit janë të dizajnuara në mënyrë të modernizuar dhe të përmirësuara vazhdimisht për të frymëzuar klientët dhe për të krijuar një ndjesi të veçantë gjatë blerjeve. Përveç gamës së gjerë të produkteve që ofrohen, GiFi ofron gjithashtu shërbime si VIP Card, e cila lejon klientët të përfitojnë zbritje shtesë në artikuj të caktuar.












































