LAJMI I FUNDIT:

Përsëri sherr në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, marokeni sulmon tre punëtorët e sigurimit

Përsëri sherr në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, marokeni sulmon tre punëtorët e sigurimit
Foto: Arkiv

Një shtetas maroken është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar punëtorët e sigurimit në Qendrën e Mbajtjes në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se shtetasi maroken ka sulmuar fizikisht tre punëtorët e sigurimit.

“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2021-08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e punëtorëve të sigurimit i ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Dy viktimat dhe i dyshuari  kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


I rrahën dhe i lidhën rojat në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, arratisen dhjetë emigrantë
Lexo po ashtu I rrahën dhe i lidhën rojat në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, arratisen dhjetë emigrantë

Ndryshe, në këtë Qendër kishte pasur probleme edhe muaj më parë ku tre pjesëtarë të sigurimit në Qendrën e Mbajtjes së të Huajve në Vranidoll të Prishtinës mbetën të lënduar, teksa u sulmuan nga 10 shtetas të huaj të vendosur në këtë Qendër, e të cilët pas sulmit u arratisën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori