LAJMI I FUNDIT:

Përse vetmia është gjë e mirë për ju

Përse vetmia është gjë e mirë për ju

Të gjithë ne kemi dëshirë të dashurojmë e të ndihemi të dashuruar, dhe ndonjëherë jemi të gatshëm ta sakrifikojmë edhe lumturinë tonë hatri i dashurisë.

Por, siç duket lidhjet romantike mund të jenë të papërshtatshme për rritje dhe zhvillim personal.

Kjo sepse vitet e beqarisë mund të konsiderohen si periudha më produktive dhe më çliruese e jetës tuaj.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej arsyeve se përse është mirë të jeni beqarë se çfarë përfitime keni nga kjo:

Mund të bëni çfarëdo që keni dëshirë

Shijet dallojnë, e këtë e dinë më së miri ata që kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë. Çfarë të hani për darkë, çfarë muzike të dëgjoni, a të shkoni për shopping apo ta shikoni lojën e futbollit – gjithmonë i keni këto fjalosje të vogla me partnerin, ndonëse nuk keni dëshirë ta lëndoni njëri-tjetrin.

Por, kur jeni beqarë, ju e keni mundësinë të bëni çfarëdo që keni dëshirë dhe askush nuk do t’ju fajësojë për zgjedhjen që e bëni.

Dukeni më mirë si beqarë

Personat që ‘rehatohen’ në dashuri, shpeshherë bien pre e shprehive të pashëndetshme të ushqimit dhe fitojnë peshë shumë më shpejt. Ky shtim i peshës duket të jetë pasojë direkte e lidhjes – sepse kur shpenzojnë kohë së bashku, çiftet zakonisht vendosin të shikojnë televizor, të shikojnë filma, të dalin në darkë apo të bëjnë aktivitete tjera pasive.

Vetmia ju jep mundësinë të përqendroheni dhe të punoni me trupin tuaj. Në fakt, disa studime tregojnë se beqarët janë më të prirë të ushtrojnë rregullisht sesa ata në lidhje.

Si beqarë jeni më shumë në kontakt me shoqërinë

Nëse jeni në lidhje, shpeshherë duhet ta sakrifikoni ‘lirinë personale’. Nuk është lehtë të gjeni kohë për ta shpenzuar me miqtë sepse gjithmonë e keni edhe dikë tjetër me të cilin/ën duhet të shpenzoni kohë. Kjo është krejt normale, sepse çiftet shpenzojnë shumë kohë së bashku në mënyrë që ta kultivojnë dhe ta përmirësojnë lidhjen.

Ndryshe nga kjo, beqarët janë shumë më të prirë të dalin më shpesh me miqtë.

Si beqarë jeni më të relaksuar

Kur jeni në lidhje, ju shpeshherë mund të jeni të stresuar sepse brengoseni për të ardhmen si çift. Shpeshherë frikësoheni nga gabimet që i bëni dhe kjo shkakton presion ekstra në jetë.

Megjithatë, beqaria ndikon dukshëm në zvogëlimin e niveleve të stresit dhe ankthit, si dhe ju mëson t’i kontrolloni më mirë emocionet.

Beqarët janë më produktivë

Vetmia jua rritë përqendrimin dhe produktivitetin. Kjo është arsyeja se përse shumë artistë, muzikantë dhe shkrimtarë përpiqen t’i largojnë të gjitha shpërqendrimet tjera kur janë duke punuar. /Telegrafi/