LAJMI I FUNDIT:

Përse qentë i ngacmon lemza dhe si t’u ndihmojmë

Përse qentë i ngacmon lemza dhe si t’u ndihmojmë

Lemza është kontraktim i përsëritur i pakëndshëm i diafragmës

Veterinerët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Shkaktohet nga acarimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes.

Lemza është diçka e zakonshme dhe normale te këlyshët. Me rastin e marrjes së ushqimit, këlyshët gëlltisin ajrin i cili irriton ezofagun, transmeton Telegrafi.


Lemzës i kontribuojnë përqendrimi i ulët i CO2-shit, gëlltitja e shpejtë e ushqimit, apo shqetësimi dhe infektimi i zorrëve me parazitë.

Sipas rregullit, lemza do të duhej të pushonte spontanisht midis muajit të katërt dhe të gjashtë të moshës së qenit.

Pronarët nuk mund të bëjnë shumë, pos që ta qetësojnë këlyshin pas ngacmimit të lemzës, apo, nëse vërejnë që sulmet e lemzës janë të lidhura me shqetësim të vrullshëm, situatat e tilla duhet shmangur.

Nëse lemza vazhdon edhe në moshën prej muajve të shtatë dhe nëntë apo edhe më vonë, rekomandohet ta çoni te veterinari, sepse është e mundshme të ketë acarim të përhershëm të diafragmës. /Telegrafi/