LAJMI I FUNDIT:

Përse nuset veshin vello në ditën e dasmës?

Përse nuset veshin vello në ditën e dasmës?

Përse nuset veshin vello? Çfarë domethënie kanë? Prej kur janë bërë një gjë tradicionale e çdo nuseje?

E vërteta është se askush nuk është i sigurt për këtë. Vellot kanë filluar të përdoren në kohëra të ndryshme dhe në kultura të ndryshme.


Telegrafi i sjell disa nga arsyet se pse nuset veshin vellot.

Nuset veshin vello për t’i larguar demonët

Vellot e dasmës kanë filluar të përdoren në kohërat romake kur nuset kanë qenë të mbuluara nga koka në këmbë me një vello gjigante të kuqe, e cila quhej flammeum.

Pse? Pasi që romakët frikësoheshin se shpirtrat e këqij do e ndalojnë ceremoninë, apo do e mallkojnë çiftin, ata kishin menduar që velloja e gjatë gjigante do të dukej sikur nusja është në zjarr dhe demonët do të frikësoheshin.

Kjo besëtytni ishte zhvilluar dhe veshja e vellove kishte filluar të bëhej për t’i hutuar shpirtrat, gjë që ka më shumë kuptim sesa teoria me zjarr.

Romakët kishin menduar se duke e mbuluar fytyrën e nuses, shpirtrat nuk do të jenë të aftë të bëjnë sulmin e tyre pasi që nuk janë të sigurt se kush është nusja.

Nuset veshin vello për t’i fshehur fytyrat e tyre

Teoria e veshjes së vellove kishte arritur në atë nivel ku thuhej se nuset i veshin vellot për ta fshehur identitetin e tyre. Por, këtë herë nusja nuk e mbronte vetën nga shpirtrat, por dëshironte ta mbante fytyrën e saj sekret para dhëndrit.

Në dasmat e hershme, kur martesat ishin aranzhuar nga baballarët, ata kishin dashur që t’i fshehin fytyrat e vajzave të tyre deri në momentin e fundit, që nëse në rast se një nuse është e shëmtuar të mos e prishë marrëveshjen, transmeton Telegrafi.

Kjo gradualisht është transformuar në traditën që meshkujt nuk duhet ta shohin nusen para dasmës.

Nuset kanë veshur vello për të mos u larguar

Bustle shkruan që vellot janë përdorur për ta rënduar nusen dhe ta parandaloj atë që të ikë kur të takohet për herë të parë me dhëndrin.

Nuset veshin vello për të simbolizuar virgjërinë e tyre

Kjo ka të bëjë me të qenit e mbuluar dhe vello si shtresë e hollë i referohet cipës së virgjërisë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Flokë dhe stil
Kalo në kategori