Ata që zgjedhin të marrin një rrugë të sigurt në jetë, kanë më pak mundësi të shënojnë sukses në jetë. Nëse Mark Zuckerberg nuk do të merrte rreziqet e veta përderisa ishte duke studiuar në Universitetin e Harvardit, ai nuk do të kishte lansuar rrjetin social më të suksesshëm në botë për momentin, Facebook-un.
Nëse ai do të kishte zgjedhur një rrugë të sigurt, ai tani do të kishte përfunduar shkollën dhe do t’i ishte bashkuar ndonjë kompanie si punëtor, e jo si lider, transmeton Telegrafi.
Duke theksuar rëndësinë e marrjes së rreziqeve në jetë, drejtori i Facebook njëherë kishte thënë, “Rreziku më i madh është të mos merrni asnjë rrezik! Në një botë që po ndryshon shumë shpejt, strategjia e vetme që garanton se do të dështoni është mos marrja e rreziqeve.”
Guximi dhe pasioni i tij për punë e kanë bërë atë një ndër njerëzit më me ndikim në botë.
Prandaj, nëse dëshironi t’i jetoni ëndrrat, duhet të shkoni në një rrugë e cila nuk është e njëjtë me të zakonshmen. Duhet të ndërmerrni rreziqe!
Marrja e rreziqeve ndihmon ta tejkaloni frikën e dështimit
Frika e dështimit është pengesa më e madhe në rrugëtimin tuaj drejt suksesit. Shumica e njerëzve i lënë idetë në gjysmë pasi që janë të frikësuar se do të dështojnë. Sidoqoftë, këtë frikë mund ta mposhtni vetëm duke marrë rreziqe.
Duhet të mësoni nga gabimet
Nëse eksperimentoni me gjëra të reja, mundësitë janë të mëdha se do të bëni gabime. Gabime të tilla do t’ju mësojnë t’i zgjidhni problemet të cilat bëjnë t’i arrini gjërat që dëshironi. Ju mund të bëheni mësues i vetvetes!
Marrja e rreziqeve shpinë në më shumë mundësi të hapura…
Duhet të bëni ndryshe nga të tjerët për të arritur atë që tjerët nuk e kanë. Kjo përfshinë marrjen e rreziqeve që ju krijojnë mundësi të reja. Në vend se ta cilësoni marrjen e rreziqeve si rrugë drejt dështimit, më mirë shiheni atë si mundësi për të shënuar sukses.
Përmirëson nivelin e vetëbesimit
Marrja e rreziqeve do t’ju mësojë t’i besoni vetvetes në talentin që keni. Do të mësoheni si të luftoni me pengesat dhe ta “shtroni” rrugën tuaj! Përmes këtyre mënyrave do të bëheni të pavarur dhe do të përmirësoni nivelin e vetëbesimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Si ta trajtosh lëkurën pas depilimit në kushtet e shtëpisë

A jam unë shtatzënë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore