LAJMI I FUNDIT:

Përse kurrë nuk ëndërrojmë “deri në fund”?

Përse kurrë nuk ëndërrojmë “deri në fund”?

E dini përse ëndrrat e reja nuk kanë fund, përkatësisht për çka kurrë nuk “shohim” fundin posaçërisht të ëndrrës së bukur apo të keqe?

Secili prej nesh mban në mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe. Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por mu para “finales” së madhe, ju del gjumi, transmeton Telegrafi.

Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojnë në ngjarjet.


Ëndërrojmë gjatë gjithë periudhës së gjumit, andaj është e paevitueshme që në ndonjë moment të zgjohemi, mirëpo ekspertët janë interesuar a është ajo vërtet para ndonjë momenti të pritur në gjumë, apo vetëm na duket ashtu.

Woman in bed

Në fazën REM, kur në gjumë sytë bëhen të palëvizshëm, më së shumti ëndërrojmë dhe ato ëndrra janë më të gjatat dhe më të bukurat.

Mirëpo mund të ëndërrohet edhe gjatë fazës NREM (fazë në të cilën sytë nuk bëjnë lëvizje të shpejta), vetëm që ato ëndrra nuk do t’i mbajmë në mend.

Shkurt, ëndrra të cilën e mbani në mend menjëherë pas zgjimit, por ju duket e papërfunduar, nuk është e fundit të cilën e keni ëndërruar.

Është vetëm e fundit nga faza REM, të cilën e mbani në mend, ndërkaq ju duket që ka përfunduar vetëm para një sekonde.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori