LAJMI I FUNDIT:

Përse kremin e syve duhet ta aplikoni edhe në buzë?

Përse kremin e syve duhet ta aplikoni edhe në buzë?

Nëse mund të mësoni ndonjë gjë nga artistët e grimit, është se çdo produkt grimi mund të përdoret për disa qëllime të caktuara

P.sh. buzëkuqët mund të përdoren edhe për skuqjen e mollëzave. Thjesht, mundësitë janë të pafundme.


Megjithatë, ekziston një truk bukurie të cilin me siguri nuk e keni dëgjuar më parë: përdorimi i kremit të syve në buzë, transmeton Telegrafi.

Përse kjo ka kuptim?

Lëkura përreth zonës së syve është tejet delikate – njëjtë me atë të buzëve. Kjo është arsyeja se përse këto dy zona kanë tendenca t’i formojnë të parat rrudhat.

Duke marrë parasysh se kremi i syve është i mbushur me shumë përbërës aktivë të cilët shpërbejnë për hidratim, për ngritje të volumit, përmirësim të definimit, parandalim të rrudhave etj., ai mund të shërbehet edhe në buzë për të njëjtat arsye.

Po, mund edhe të investoni në një produkt që shërben enkas për antiplakjen e buzëve, por kur nuk keni zgjidhje tjetër, mos u frikësoni ta përdorni kremin e syve.

Sa i përket sigurisë, Marianne Pistilli, dermatologe, thotë se kremët e syve janë tejet të sigurt edhe nëse përdoren për buzë. /Telegrafi/