Marramendja është një prej simptomave me konfuze të pacientit që shkakton frikë, pothuajse gjithmonë. Marramendja, nënkupton halucinacionin e lëvizjes, është ndjesi e humbjes së ekuilibrit, mund të përcillet me ndjenjë të mundimit, vjelljes, zbehjes, djersitjes dhe shpeshherë shfaqet si pasojë e një çrregullimi në organizëm.
Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Është në pyetje vetëm momenti: papritmas fillon t’ju sillet në kokë, pastaj ndjeni dhimbje brenda tërë kokës dhe keni përshtypje se keni humbur kontrollin mbi trupin tim. Marramendja zgjatë disa minuta e mandej iu kaplon një ndjenje e plogështisë, dobësisë dhe konfuzitetit.
Problemi është se derisa nuk verifikohet diagnoza e saktë, gjithmonë mendohet në më të keqën: tumorin e trurit, sëmundjet e syrit, pezmatimin e veshit…
Para se të gjithash, duhet mënjanuar mundësinë që marramendja ka ndonjë lidhje me sëmundjet e veshit, sepse një shkak i tillë ka të bëjë me pengesa në të dëgjuar, sikurse është fishkëllima, të dëgjuarit jo të mirë, perceptimi i dobët, etj. Por, tek rasti i problemit me unazat e qafës, alarmi është dhimbja në pjesën e qafës, shpatullat, ngurtësia e muskujve dhe vështirësitë në lëvizje me kokën në çdo drejtim.
Zakonisht në raste të tilla duhet bërë incizimi i unazave të qafës, të pjesës cervikale të shtatë unazave të saj, ndonjë radiografi ku mund të shihet se qafa ka një lakim tjetër, ndoshta kanë lëvizur unazat dhe muskujt janë tendosur, gjë që edhe shkakton kontraktim të dhimbshëm.
Qafa e shtangur!
Puna e përsosur e muskujve të përparme dhe atyre të pasmë, ndihmon që koka të lirohet nga tendosja dhe i jep lehtësinë dhe fleksibilitetin. Por, nëse ato nuk punojnë si duhet ndodhin probleme të shumta. Sa më shumë unaza të qafës nuk funksionojnë si duhet, artroza e tyre është më e madhe.
Në raste të tilla shpesh dyshohet edhe në anemi dhe sigurisht që jemi të thirrur të bëjmë analizat e duhura, ta vërtetojmë këtë dyshim. Zakonisht dëshmohet se kjo nuk është rastit, pasqyra e gjakut është në vlerat e normales.
Truri alarmon!
Çfarë kanë të përbashkët marramendja me çrregullimin e sistemit muskulor-skeletor? Vallë, është e mjaftueshme të kujtohemi se brenda unazave të qafës kalojnë arteriet e vogla të cilat shkojnë gjer tek pjesa e pasme e trurit, në trurin e vogël dhe mandej në trurin e madh, ku edhe është qendra për drejtpeshimin, balancim.
Simptomat: ndjenja e ankthit dhe nevrikosja, shqetësimet e shpeshta, dridhja e shpeshtë, tendosja e muskujve, ankthi, lodhje e shpejtë, shqetësimet e shpeshta, rrahje të shpejtë të zemrës, mungesë e frymëmarrjes, djersitje, ndjenjë e dehidrimit, marramendje, vjellje, diarre, sulme të nxehtësisë dhe të ftohtësisë, probleme me gllabërim, ndrojtje, pagjumësi, djersitje e gjithë trupit.
Rrjedhja e gjakut e reduktuar në qendër të trurit, ose furnizimit të dobët të trurit me gjak jo të mjaftueshëm i dërgon impulse qendrës për drejtpeshim dhe duke mos pranuar sasinë e nevojshme të gjakut, fillon marramendja e cila mund të jetë subjektive – pacienti ka ndjenjë se lundron diku në hapësirë ose ndjenjë objektive – personi rri i shtrirë në shtrat, por çdo gjë në të brenda sillet, lëviz dhe mendon se do të rëndohet!
Përvoja të tmerrshme mund të ndodhin pa ndonjë arsye të dukshme, por kryesisht manifestohen pas një lëvizje të papritur, ose lëvizje e shpejt e kokës.
Kiropraktika zgjedh problemin
Kiropraktiku është specialist për eshtra, të cilat i rikthen në vendin e vet të duhur! Pra, nëse jeni të ngrysur, shtangur, kërrusur, të bllokuar, drejtojuni kiropraktikut.
Ai, tërheq eshtrat ngadalë dhe bënë lëvizje të rehatshme me qëllim që t’i kthejë në vendin e vet, në këtë rast unazat e pjesës cervikale të qafës.
Kurse, masazhi i mirëfilltë liron, rehabiliton muskuj, indet e buta, ligamentet. Kjo është një metodë e mirë, ‘analgjetik’ pa kundërindikacione, pa efekte anësore. /Telegrafi
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Keni vënë re që sytë i keni vazhdimisht të thatë? Mund të keni mungesë të lëndës së rëndësishme ushqyese

Gjumi i pamjaftueshëm dhe rritja e rrezikut të prekjes nga virozat

Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime

Keni vënë re që sytë i keni vazhdimisht të thatë? Mund të keni mungesë të lëndës së rëndësishme ushqyese

Këto janë sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Pesë simptoma pak të njohura të mungesës së vitaminës B12

Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime

Pesë mënyra shqetësuese të ndikimit të motit të ftohtë në organizëm

A dini për rregullin 10-3-2-1-0? Ju mund të shpëtoni nga pagjumësia në një kohë të shkurtër

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp