LAJMI I FUNDIT:

Përse duhet shkuar tek kiropraktiku?

Përse duhet shkuar tek kiropraktiku?

Hulumtimet kanë treguar se më tepër se 80% të njerëzve, të paktën një herë në jetën e tyre, vuajnë nga ndonjë çrregullim të unazave (vertebrave) të boshtit kurrizor. Por, nëse zbulohen dhe trajtohen si duhet me metoda të mirëfillta të kiropraktikës, shumë nga këto çrregullime mund të eliminohen dhe të parandalohen.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Me çrregullimin e unazave të bushtit kurrizor nënkuptojmë çrregullimet të cilat mund të ndodhin për shkak të punës së secilit organ ose të sistemit të organeve, kurse plotësisht ose pjesërisht janë të shkaktuara me çrregullimet në lëvizshmërinë e bushtit kurrizor.


Përveç dhimbjeve dhe vështirësive me qafën dhe shpinën, këto çrregullime shpesh shkaktojnë kokëdhembje, migrenë të shpeshtë, marramendje, nganjëherë dhembje, therje në supe, krahë, duar, therje dhe mpirje të bërrylit gjer tek gishtat e duarve; një lloj dhimbjesh në gjoks dhe në stomakun tuaj, dhimbjen në ije, gjunjë, këmbë (ishiatiku), çrregullime në vertebra të diskut (diskopatisë), madje edhe disa probleme me tretjen e ushqimit, çrregullimin e ciklit mujore tek femrat, menstruacionet të përcjella me dhimbje të shumta, etj.

Tërë këto situata me dhimbje dhe vështirësi në sisteme të ndryshme organike, janë pasojë e çrregullimeve të shkaktuara në boshtin kurrizor dhe funksioneve të çrregulluara të sistemit nervor periferik.

Shumë shpesh problemet e shumta me boshtin kurrizor fillojnë në fëmijëri, para se të manifestohen simptomat klinike. Por, nëse zbulohen dhe trajtohen si duhet me metoda të mirëfillta të kiropraktikës, shumë nga këto çrregullime mund të eliminohen dhe të parandalohen. Ndaj, kontrolli i hershëm i fëmijëve tek kiropraktiku duke filluar nga mosha 5 vjeç e më shumë, është tejet e rëndësishme.

.A vuani edhe ju nga dhimbja në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, apo mendoni se kokëdhimbja juaj kurrë nuk do të pushojë?
A jeni lënduar në punë ose keni patur ndonjë aksident trafiku dhe vuani nga dhimbjet?
Merreni me sport, por më pas ndjeni mpirjen dhe dhimbjen në nyjet e trupit?
Jeni shtatzënë dhe keni dhimbje në shpinë dhe stomak?
Ndoshta jeni në vitet e arta të jetës suaj, por dhimbja dhe mpirja në nyjet tuaja nuk ju lejojnë të gëzoni ditët e pensionit?
• Jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj për shkak të problemeve të shumta të cilat vazhdimisht ndryshojnë, vijë, shkojnë e kthehen përsëri, dhe trajtimi mjekësor i deritanishëm nuk ka dhënë kurrfarë rezultati?
• Jeni të shqetësuar për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës ose fëmijës tuaj?

Nëse nga të gjitha këto pyetje, së paku një herë jeni përgjigjur me PO, patjetër vizitoni kiropraktikun!

Kiropraktika në Kosovë nuk është akoma mjaft e njohur. Ajo që dihet është akoma e paktë dhe me informacione të pamjaftueshme. Në Kanada, për shembull, çdo ditë 120.000 njerëz kërkojnë ndihmën e kiropraktikut! Asnjë klub profesionist me renome në botë, nuk është pa praktikuesit e kësaj metode.

Por, kohët e fundit, edhe tek ne, flitet dhe shkruhet më tepër për këtë lëmi dhe gjithnjë e më shumë persona kërkojnë ndihmën e kësaj metode të thjeshtë, të lehtë, të dobishme, pa kurrfarë dhimbjesh, pa operime të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori