People.com kishte shkruar se hitbërësja e këngës “I kissed A Girl” kishte sulmuar me fjalë ish-të dashurin e saj gjatë një performancë në Teatrin Wiltern në Los Angeles, ku në fakt këngëtarja ishte tallur me frontmenin e grupit “Death Cab For Cutie”, Benjamin Gibbard.

“Kam kërkuar nga ata të gjejnë ndonjë xhirim apo incizim ku i kam thënë ato fjalë të cilat i kanë shkruar. Mirëpo , ata nuk mund t’i gjejnë ato sepse nuk i kam thënë... unë kam bërë shaka për krejt diçka tjetër... Në asnjë moment nuk e kam përmendur Travisin ose bendin e tij, sepse ende i konsideroj miq...”, ka thënë Katy.