Shumica e njerëzve i konsiderojnë bananet si ushqimi i tyre i preferuar. Bananet janë përbërësi kryesor në disa nga ushqimet më të shijshme – qoftë në akullore, puding, etj.

Sidoqoftë, për vite të tëra ka qarkulluar një thashetheme se ngrënia e bananeve para ngjizjes i rrit mundësitë për të lindur djalë. Si shumicën e anektodave tjera të këtij lloji, njerëzit e konsiderojnë këtë gjë si përrallë të plakave. Megjithatë, një studim ka zbuluar se kjo gjë mund të jetë e vërtetë.


3 52

Hulumtuesit kishin anketuar 740 gra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kishin zbuluar se gratë të cilat u nënshtroheshin dietave që përfshinin konsumimin e sasive të mëdha të kaliumit (një nga vitaminat kryesor në banane) kishin qenë më të prira të lindnin djalë.

E njëjta gjë ishte thënë edhe për gratë të cilat kishin konsumuar sasi të mëdha të kalorive dhe sodiumit.

1 189

Veç kësaj, përmes studimeve të tyre, shkencëtarët kishin arritur ta kundërshtojnë një mit të kamotshëm i cili thoshte se konsumimi i madh i qumështit i rritë mundësitë për të lindur vajzë. Pra, shkencëtarët kishin zbuluar se është krejtësisht e kundërta, nivelet e larta të konsumimit të kalciumit ndërlidhen me lindjen e një djali. /Telegrafi/