LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet në PD, reagon ambasada e SHBA: Nuk është detyra jonë që të zgjedhim kush drejton partitë politike në Shqipëri

Përplasjet në PD, reagon ambasada e SHBA: Nuk është detyra jonë që të zgjedhim kush drejton partitë politike në Shqipëri

Ambasada e SHBA këtë të enjte ka reaguar në lidhje me përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar të PD.

Në reagimin e ambasadës thuhet se ato besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme, raporton ABC News.

Gjithashtu në reagim theksohet se roli i ambasadës nuk është që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.


“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Drejtësi
Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Kalo në kategori