LAJMI I FUNDIT:

Përplasje verbale mes ministrit Zemaj dhe deputetëve të LVV-së për masat e COVID-19: Këta filmat e juaj tek unë nuk shiten

Përplasje verbale mes ministrit Zemaj dhe deputetëve të LVV-së për masat e COVID-19: Këta filmat e juaj tek unë nuk shiten

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, pati një përplasje verbale me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka dhe Fitim Haziri.

Zemaj tha se manifestimi i organizuar nga LVV më 12 qershor, nuk respektonte asnjë rekomandim të IKSHPK-së dhe MSH-së.


Për ta vërtetuar një gjë të tillë, Zemaj tregoi në komision dhe një fotografi, ku shiheshin qytetarët e shumtë afër njëri-tjetrit në këtë manifestim.

“Hoti ka qenë i shqetësuar më 12 qershor dhe është tmerruar nga kjo pamje. Mbaje për vete dhe për subjektin që e përfaqësoni. Këta filmat e juaj tek unë nuk shiten“, ka thënë Zemaj.

“Ju e potencuat masën e lëvizjes 24 orë. Jo vetëm që nuk është respektuar, por ka pasur selektim në raste të veçanta, dhe në persona të veçantë. Kjo ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Reagimi i menjëhershëm ishte edhe i deputetëve të LVV-së, Fitim Haziri dhe Fitim Uka, të cilët me një fotografi në duar të anëtarëve të LDK-së, iu kundërpërgjigjen Zemajt.

“Po kjo ka distancë?”, reagoi deputeti i LVV-së, Haziri.

Ndryshe gjatë raportimit të tij, ministri Zemaj po ashtu ka thënë se do të mundohet që të mos ketë rikthim të masave për ndalimin e virusit COVID-19, pasi ato do ta shkatërrojnë ekonominë si dhe shëndetin mendor të qytetarëve.

Zemaj tha se në preferencat e tij për momentin është ballafaqimi dhe menaxhimi i situatës për parandalimin e coronavirusit.

Sipas tij, kufizimi i masave për 24 orë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Nuk kam marr shumë vendime. Ato që i kam marr janë të pakta dhe lehtësuese, të analizuara…Nëse i adresoheni vendimeve, e cila është rezultat i atyre që janë marr më herët. Si ministër do të bëj çmos me të gjitha kapacitetet që mos të ketë rikthim të masave, pasi masat do ta shkatërrojnë ekonomin, shëndetin mendor, inteligjencën etj. Vendimi më i lehtë për mua është që ta çoj vendin në izolim, por unë këtë nuk e preferoj. Kam preferencë ballafaqimin dhe menaxhimin e situatës. Nuk i iki situatës. Asnjë vendim që e  rrezikon shëndetin e qytetarëve tanë nuk do të merret nga MSH, pa komunikimin e plotë me të gjitha institucionet, ekspertët, kryetarët e komunave, kryeministrin Hoti dhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori