LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër në ASHAM për situatën politike dhe Deklaratën shqiptare

Përplasje e ashpër në ASHAM për situatën politike dhe Deklaratën shqiptare

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM) sot ka mbajtur seancën e 50-të vjetore, në të cilën akademikët diskutuan ashpër për situatën aktuale politike në vend dhe Deklaratën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti, deklaroi se ajo që ndodhi në 2016 dhe që po ndodh tani është përgjegjësi e politikanëve dhe se ata duhet t’i kthehen dialogut në institucione.

Akademiku ka sulmuar ashpër Deklaratën e partive shqiptare duke e cilësuar atë një dokument të rrezikshëm dhe projekt për siç tha ai Shqipërisë së Madhe.


“Përpjekjet e tanishme për zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin shpijnë drejt shkatërrimit të karakterit krishter dhe ortodoks të popullit tonë dhe islamizimin dhe shqiptarizimin e atdheut tonë”, tha Maxhunkov.

Akademikja Katica Çufllikova vlerësoi se akademia nuk duhet të përfshihet debatin për platformën shqiptare, që sipas saj po përdoret nga OBRM-PDUKM-ja për të fshehur krimet e kryera gjatë pushtetit.

“Vlerësoj se bëhet fjalë për manipulim të rëndë që bën VMRO-ja ose e cila mund të ketë krijuar platformën e partive shqiptare me qëllim që të mbajë pushtetin dhe të amnistohet nga krimet e bëra që nuk janë vetëm financiare”, deklaroi akademikja Katica Çufllikova.

Qëndrimet e Maxhunkovit i dënuan edhe akademikët shqiptarë. Sipas Alajdin Abazit, këtë nuk guxon ta bëjë një akademik dhe ju bëri thirrje akademikëve të tjerë të distancohen nga këto qëndrime.

“Këtë nuk guxon ta bën një akademik, duhet të distancohemi të gjithë këtu. Unë personalisht distancohem. Mendoj se të gjithë ne duhet të distancohemi nga këto qëndrime”, tha akademiku Alajdin Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori