Testi i përplasjes së veturës së Putinit, Kremlini duket shumë i kënaqur me rezultatin (Foto/Video)
Makina presidenciale e re e shumëpritur ruse ka kaluar testet e përplasjes dhe është vendosur të bëhet modeli i rregullt i transportit për Vladimir Putinin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që Rusia ka zhvilluar disa makina të destinuara për zyrtarët e lartë dhe rojet në kuadër të projektit “Kortezh” që nga viti 2012.
Siç thuhet më tej, projekti është një çështje e prestigjit për Moskën, e cila dëshiron të tregojë se është në gjendje të prodhojë automobila, me nivelin më të lartë të sigurisë, besueshmërisë dhe dizajnit.
Sipas ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, limuzina e destinuar për zyrtarët e lartë rusë do të jetë gati për përdorim të përditshëm më vonë këtë vit.
Në këtë drejtim, bëhet e ditur se automjeti sapo ka kaluar testet e përplasjes dhe rezultatet ishin “pozitive”, citohet të ketë thënë Manturov.
“Teknologjitë dhe njohuritë që kemi zhvilluar në kuadër të këtij projekti janë efektive. Makina do të paraqitet së shpejti në publik. Specialistët do të jenë në gjendje të marrin një vështrim gjatë panairit ndërkombëtar të automobilave në Moskë këtë vjeshtë”, ka shtuar tutje ai.
Manturov tha se dyshonte se Putin kishte kohë për një vrojtim të makinës së tij të ardhshme dhe ministri nuk tha nëse limuzina do të mund të përdorej gjatë ceremonisë së inaugurimit presidencial në maj.
Sipas medaive, udhëheqësit sovjetikë përdorën makina të prodhuara në vend si ZIL-41047 për qëllime zyrtare shtetërore, por që nga viti 1991 Kremlini filloi të blinte makina gjermane për flotën e saj. /Telegrafi/
Në videon më poshtë mund të shihni atë që supozohet të jetë vetura e ardhshme zyrtare e Putinit, e cila është parë diku në Moskë
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre