Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në seancën plenare e cila ende është duke vazhduar, i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Besa Gaxherit lidhur me donacionet e Serbisë.
Nagavci i tha Gaxherit se Kosova tash ka një zëvendëskryeministër nga radhët e Listës Serbe, i cili mund të japë shpjegime se ku kanë shkuar donacionet e ardhura nga Serbia.
“E kemi edhe një zëvendëskryeministër tani nga Lista Serbe, i cili iu ndihmon sigurisht të kuptoni se ku kanë shkuar ato”, tha ajo.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili këshilloi Nagavcin që derisa ta kryesojë seancën, të mos komentojë diskutimet e deputetëve.
“Zonja Nagavci në formë të këshillës për ju si kryesuese e seancës është e patolerueshme t’i komentoni diskutimet e deputetëve, pra nuk preferohet kryesuesi i seancës të komentojë diskutimet individuale të deputetëve, mund të marrësh fjalën për të diskutuar me replika dhe kundër replika, por jo prej pozitës si udhëheqës e seancës, andaj miqësisht të këshilloj të mos i përdorësh më“, tha Gashi.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për shkak të pandemisë kanë kërkuar mirëkuptim që foltorja të mos shfrytëzohet nga shumë deputetë, andaj sipas saj secili kryesues mund të kërkoj replikë nga vendi.
“Një rregull për të cilin jemi pajtuar që të gjithë që nga fillimi i këtyre rrethanave është që të tentojmë të flasim nga vendi në mënyrë që kjo foltore mos të shfrytëzohet nga shumë njerëz. Në seancat e kaluara kam kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe e kam pasur që edhe unë të flas nga vendi, në mënyrë që të mos shfrytëzohet foltorja, por në rregullat e njëjta sikur deputetët të tjerë, pra edhe unë edhe secili kryesues i seancës kur kërkojmë replikë sipas rregullores së Kuvendit”, tha Osmani.
Seanca plenare, e cila ka nisur pas orës 10:00, pikë diskutimi ka formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.
Po ashtu, do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për 2020 dhe propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ka heshtje në mesnatë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV
Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit
Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'