LAJMI I FUNDIT:

Përplasën automjetin e policisë në Tiranë, katër persona në spital

Përplasën automjetin e policisë në Tiranë, katër persona në spital

Në orët e para të mëngjesit te ura e “Vasil Shantos” në Tiranë janë përplasur një automjet i llojit BMW me një automjet i policisë.

Kjo e fundit kishte brenda dy efektivë të Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku shofer ishte inspektor B. M., 31 vjeç dhe pasagjer inspektor J. B., 22 vjeç.


Brenda BMW-së ndodheshin gjithashtu 2 persona. Shofer ishte N. B., 36 vjeç dhe pasagjer G. N., 38 vjeç.

Të lënduarit janë në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, duke marrë kujdesin e nevojshëm nga mjekët.

Po në ambientet e spitalit është bërë dhe testi i alkoolit nga ku ka rezultuar se asnjë nga drejtuesit e mjeteve nuk kishte pirë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/