LAJMI I FUNDIT:

Përpiqet të hyjë me dhunë në shkollën fillore, vritet një person në Alabama

Përpiqet të hyjë me dhunë në shkollën fillore, vritet një person në Alabama

Një burrë u qëllua për vdekje nga një oficer policie jashtë një shkolle fillore në Alabama të enjten pasdite pas një grindjeje me rojën e shkollës, tha Sherifi i Qarkut, Etowah Jonathan Horton.

Të paktën 34 nxënës ishin brenda shkollës fillore Walnut Park kur burri u përpoq të futej brenda, tha për CNN mbikëqyrësi i shkollës së qytetit Gadsden, Tony Reddick.


Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama (ALEA) tashmë po e heton incidentin.

Në një njoftim për shtyp, ALEA tha se individi u përpoq të hynte me forcë në një automjet të patrullës së qytetit. Një oficer burimesh kontaktoi me individin dhe u përpoq ta ndalonte atë, thuhet në njoftim.

Pasoi një sherr ku individi tentoi t’i merrte armën e zjarrit oficerit. Ky i fundit kërkoi mbështetje dhe një oficer që iu përgjigj thirrjes qëlloi me armë mbi individin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Rrëfimi rrëqethës i nxënëses së mbijetuar të masakrës në një shkollë në Teksas: U mbulova me gjakun e shokut, ai vrau mësuesen time para syve të mi
Lexo po ashtu Rrëfimi rrëqethës i nxënëses së mbijetuar të masakrës në një shkollë në Teksas: U mbulova me gjakun e shokut, ai vrau mësuesen time para syve të mi

Asnjë fëmijë në shkollë nuk u lëndua në incident. Megjithëse viti shkollor ka mbaruar, gjatë verës, shkolla ka një kamp arsimimi për nxënësit e shkollës fillore.

Ndryshe, javë më parë një adoleshent kishte vrarë rreth nxënës dhe mësues gjatë një sulmi me armë në një qytet të Teksasit. /Telegrafi/