LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i nxënëses së mbijetuar të masakrës në një shkollë në Teksas: U mbulova me gjakun e shokut, ai vrau mësuesen time para syve të mi

Rrëfimi rrëqethës i nxënëses së mbijetuar të masakrës në një shkollë në Teksas: U mbulova me gjakun e shokut, ai vrau mësuesen time para syve të mi

Një nxënëse e klasës së katërt, e cila i mbijetoi të shtënave në Uvalde të Teksasit, duke u mbuluar me gjakun e një shoku të klasës, tha se nuk ndihet e sigurt në shkollë pas masakrës.

Duke folur në një mesazh të regjistruar para ligjvënësve amerikanë, Miah Cerrillo, 11 vjeç, tha se ajo ka frikë se të shtëna të ngjashme mund të ndodhin sërish.


Të shtënat e fundit kanë shkaktuar rifillimin e debatit kombëtar në SHBA rreth rregulloreve të armëve.

"Është koha për të vdekur" - fjalët shokuese që tha sulmuesi i shkollës fillore në Teksas sipas të mbijetuarit nëntëvjeçar
Lexo po ashtu "Është koha për të vdekur" - fjalët shokuese që tha sulmuesi i shkollës fillore në Teksas sipas të mbijetuarit nëntëvjeçar

Por përpjekjet për të avancuar rregulloret kombëtare të kontrollit të armëve shpesh kanë ngecur, raporton bbc.

Të shtënat në shkollë kanë marrë jetën e 21 personave, përfshirë 19 fëmijëve të vegjël, transmeton Telegrafi.

Në një dëshmi emocionale përpara një paneli të Kongresit që po shqyrtonte dhunën me armë në SHBA, Cerrillo kujtoi të shtënat e tmerrshme, të cilat për të filluan kur një mësuese u tha studentëve të fshiheshin pasi panë të armatosurin, një vendas 18-vjeçar.

Personi i armatosur qëlloi mësuesen e saj ndërsa fëmijët u mbuluan pas tavolinës me çantat e librave.

“Ai i tha natën e mirë dhe e qëlloi në kokë”, tha ajo duke shtuar se “më pas ai qëlloi disa nga shokët e mi të klasës”

Cerrillo u plagos në shpatullat e dorës dhe kokën e saj. Gjatë incidentit, ajo u shtir si e vdekur përpara se të përdorte telefonin e mësueses së saj për të telefonuar 911 dhe për të kërkuar policinë.

Flet dëshmitari shqiptar i tragjedisë në Teksas: Ishte e tmerrshme
Lexo po ashtu Flet dëshmitari shqiptar i tragjedisë në Teksas: Ishte e tmerrshme

“Mendova se ai do të kthehej në dhomë, kështu që rrëmbeva gjakun e [shokut të saj të klasës] dhe e vendosa mbi mua”, tha ajo. “Unë thjesht qëndrova e heshtur”, deklaroi adoleshentja.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së është planifikuar të debatojë një projekt-ligj që do të rriste moshën minimale për të blerë disa lloje të armëve nga 18 në 21-vjeç. Projektligji nuk ka gjasa të kalojë në Senat.

Vetëm një pjesë e vogël e 50 senatorëve republikanë duken të hapur ndaj legjislacionit të ri për armët, me demokratët që kërkojnë masa më të rrepta të armëve për të bërë kompromis me kolegët e tyre republikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori