Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka dallime me kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili. Rama tha se ai është kryetar i projekteve të mëdha, kurse Ismaili flet për gjëra që i kryen një drejtori në kryeqytet.

“Kemi ndryshime të mëdha, unë jam kryetar i projketeve të mëdha, Ismaili përmend gjëra të vogla që i bën një drejtori në kryeqytet. Unaza është 206 milion, 86 milion i kemi falë prej komunitetit evropian. Këto autostradat, rrugët dhe ky projekt është futur aty dhe 40% janë falas”, tha Rama në Klan Kosova.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar edhe me mungesën e kandidatit Hajrulla Çeku në debat.

Rama ka thënë se ai vet kishte kërkuar të caktohet vendi e koha e debatit, por sonte mungon.

“Kishte me qenë mirë me qenë edhe të tjerët sepse debati është gjithmonë pozitiv, diskutimet janë të mira, perspektivat i mirëpres. E keni pa që ai vet ka publiku video ku ka kërku me i caktu vendin kohën, unë e caktova, dhe ai nuk është këtu, do të ishte mirë të ishte këtu. E tregon vetëm demagogjinë e vet. Po t’i qëndronte asaj videoje do të ishte këtu”, tha ai në Klan Kosova.