Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në vitin 2024, kishte realizuar 80% të buxhetit, më i madhi ndonjëherë në kryeqytet.

Rama ka thënë se pavarësisht bllokadave, puna nuk ishte ndalur.


“Na çka jemi tu bo është luftë urbane, ne mendohemi me zhvillu, këta mundohen me na blloku. Një derë na mbyllin, ne i hapim 10 të tjera. Tash e 10 muaj kemi të bllokuar buxhetin, 50 milionë janë të bllokuar në Ministrinë e Financave. Në vitin 2024, përkundër sabotazheve, bllokadave, ne kemi realizuar 80% të buxhetit, buxheti historik më i madhi i realizuar në kryeqytet”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.