- Zhvillimi i te menduarit Global në ndërmarrjet kosovare -  

Sot, pas shumë dekadave pune dhe angazhime për zgjerimin e mundësive për të gjithë qytetarët, institucionet tona dhe vendeve të rajonit janë duke aplikuar mësimet e marra për ti përmbushur kriteret, kërkesat dhe nevojat e reja gjithmonë në rritje të biznesit. Termi “diversitet” po përfshihet gjithnjë e më shumë si në aspektin ndërkombëtar e gjithashtu edhe në atë të perspektives së shumë kulturave.


Përfitimet pozitive që mund të nxirren nga ky “diversitet” janë shumë të rëndësishme për shefat ekzekutiv, korporatat dhe arsimin e lartë po ashtu. Suksesi tregtar dhe ai komercial në të ardhmen do të varet gjithnjë e më shumë nga njerëz që marrin role udhëheqëse në një ekonomi globale gjithnjë në rritje. Intensiteti i madh i ndryshimeve në ekonominë globale, i sfidon udhëheqësit e korporatave për të konkurruar në mënyrë sa më të suksesshme me çdokënd, kudo dhe në çdo kohë. Edhe nëse ndokush nuk ka dëshirë të specializohet në menaxhmentin ndërkombëtar, ka shumë përparësi të rëndësishme nga marrja e përvojës ndërkombëtare.

Duke parë që gjithnjë e më shumë, kompanitë kosovare dhe ato të rajonit po shijojnë mundësitë e rritjes në tregjet e jashtme dhe këtu lind nevoja për njerëz me ekspertizë ndërkombëtare. Dikush edhe mund të përfitojë pushtetin dhe pozita të mira befasisht dhe shpejt në këtë kohë, nga fakti që njerëzit me njohuri ndërkombëtare do të jenë të parët që do të angazhohen dhe kontraktohen në vendet e punës nga ato më të rëndësishmet dhe më të mirat.

Ekzistojnë shumëllojshmëri e njohurive dhe aftësive për menaxhimin global që një menaxher duhet ti mësoj dhe dijë ku një ndër më të rëndësishmet është arsimimi dhe krijimi i menaxherëve mbi politikat dhe praktikat e resurseve globale njerëzore, si dhe angazhimi i tyre për të rritë dhe përmirësuar reputacionin e korporatës dhe industrisë në përgjithësi. Aftësia për të fokusuar vëmendjen në aspektet kyçe që ndikojnë në reputacion është karakteristikë e shquar.

Udhëheqësit dhe menaxherët e tille mbeten trend, të përkushtuar dhe të paharrueshëm. Kur jemi tek gjetja e menaxherëve konkurrues global, duhet të përmendim disa cilësi që janë të rëndësishme ti këtë një i tille: Ndjeshmëria Kulturore është numër një. Menaxheri global duhet te ketë “aftësinë për te vlerësuar dhe respektuar, vlerat, sjelljet, besimet dhe praktikat biznesore për individë dhe grupe të kulturave të ndryshme” - (Maali Ashamalla, Indiana University)

Ndërgjegje për kufizimet mjedisore. Në një shtet të huaj, “një punonjës global ballafaqohet me grupe të ndryshme të forcave mjedisore që mund të jenë shumë të ndryshme nga ato të vendit prej nga vijnë ata.” (Maali Ashamalla, Indiana University); Aftësitë ndërpersonale po ashtu janë shumë të rëndësishme. Kjo përfshin “komunikimin efektiv verbal dhe jo-verbal, zotësia për të krijuar besueshmëri dhe aftësia për të shfrytëzuar pushtetin për të menaxhuar brenda mjedisit të huaj.” (Maali Ashamalla);

Aftësi të mira menaxheriale dhe vendimmarrëse gjithashtu janë të nevojshme, sidomos kur një menaxher operon në kushte të vështira apo edhe kur duhet të merr vendime kur është larg vendit apo qendrës vendimmarrëse.

Cilësi tjera për sukses përfshijnë edhe njohja e gjuhëve të huaja, fleksibiliteti, përshtatshmëria, ndërmarrësi, motivim, toleranca, ndjeshmëri ndaj ngjarjeve botërore dhe ndikimit të tyre për perspektiven afatgjate të biznesit. Një problem që ndërmarrjet edhe tek ne në Kosovë po ballafaqohen dhe po mundohen ta zgjidhin janë edhe ato te cilat vijnë bashkë me angazhimet ndërkombëtare të menaxherëve dhe punëtorëve, si pagesat, përfitimet dhe eksperienca në përgjithësi.

Sipas Roberts, Kosseks dhe Ozeki kosto e dërgimit të një menaxheri jashtë është bërë e tepërt. Modeli i “emigrimit” të menaxherëve është vjetruar ngase shumica e zyrave qendrore dhe kompanive po gjejnë ndërmjetësues dhe kontraktues afat-shkurtër. Është e thjeshtë ngase organizatat tani po mendojnë që transferimi i përhershëm nuk është zgjidhja e vetme e furnizimit dhe shpërndarjes.

Por, problemi tjetër na paraqitet kur provojmë të gjejmë menaxher të cilët do të ndalonin se mbështeturi në “transferim fizik” dhe menaxher të cilët do të mendonin globalisht lidhur me burimet. Gjithnjë sipas Roberts, Kossek dhe Ozeki problemi kryesor rrjedh nga mos shpërndarja e dijes dhe njohurive nga një vend në vendin tjetër dhe në përhapjen e risive.

Një problem serioz vjen edhe nga pengesat në të folurit e gjuhëve të huaja. Shqiptimi i gabueshëm dhe përdorimi joadekuat i fjalëve nga ana e folësit e bënë atë të perceptohet si i paaftë. Identifikimi i talentëve mund të paraqes problem gjithashtu. Një prej sfidave të menaxhimit të fuqisë globale punuese e sidomos në Kosovë është ajo e identifikimit dhe gjetjes se kush mund të përfshihet me sukses ne kompleksitetin e operacioneve transaksionare dhe kush mund të përshtatet më së miri në ndryshimet e mjedisit biznesor.

Veç kësaj, stili global i udhëheqjes së një lideri mund të bëhet burim edhe i dështimeve. Kompleksiteti i pazhvilluar ose shumë i zhvilluar i sjelljes të një udhëheqësi global, nganjëherë mund të shkaktojë performancë të padëshiruar dhe reputacion të keq edhe nëse arritjet në anën ekonomike dhe te biznesit janë përmbushur. Për shembull, lakmia e tepërt për profit mund të ofendoj individë të caktuar dhe të shkatërrojë marrëdhëniet dypalëshe. Në përgjithësi, menaxheri i cili mendon globalisht, ai apo ajo do të jetë shumë i suksesshëm.

Siç ka thënë edhe E. Dutton, “Mendimtarët global luajnë një rol të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e mendimit global në kompanitë e tyre përkatëse.” Duhet të dimë që zhvillimi i të menduarit global (Global Brain) brenda kompanisë na bënë të kuptojmë më mirë se si do të pranohet produkti ynë në kulturat dhe tregjet e ndryshme.

(Autori vijon studimet Master në Departamentin e Marketingut – Universiteti i Prishtinës)