Ajo do të lidhë kurorë me të dashurin e saj, Travis Barker, në një ceremoni luksoze në Portofino këtë fundjavë.

Por përpara se të vishte fustanin e saj të bardhë për ditën e madhe, Kourtney Kardashian, u shfaq në një palë bikini të zeza teksa po shijonte një ditë të nxehtë në bordin e një jahti luksoz prej 14.2 milionë dollarësh (13 milionë eurosh) me familjen e saj.


Dhe dukej sikur Travis mezi priste natën e tyre të dasmës, pasi në një moment ai po e kapte nga të pasmet teksa po ngjitej në kuvertë.

58082143 10838563 Stunner Ahead of donning her flowing white dress Kourtney Kardas a 93 1653074601903 Foto: Backgrid

Sipas TMZ, Kourtney dhe Travis kanë marrë me qira shtëpinë historike të muzeut Castello Brown që ndodhet në një kodër mbi portin Portofino.

Me përgatitjet për dasmën, çifti shfrytëzuan mundësinë në një jaht të madh me qira, ndërsa po kalojnë kohë cilësore me të dashurit e tyre.

Nëna e tre fëmijëve dukej e lumtur dhe e relaksuar teksa bashkë me tre fëmijët e saj Mason, 12 vjeç, Reign, shtatë vjeç dhe Penelope, nëntë vjeçe, si dhe fëmijët e Travis, Landon, 18 vjeçar, dhe vajzën Alabama, 16 vjeçe.

58082143 10838563 Stunner Ahead of donning her flowing white dress Kourtney Kardas a 93 1653074601903 1 Foto: Backgrid

Familja me siguri ka shijuar një ditë luksoze ndërkohë që shëtisnin në jahtin e pasur Regina d'Italia, më parë në pronësi të Stefano Gabbana, me anijen që u shit së fundmi për një shumë të madhe 14.2 milionë dollarë (13 milionë euro).

Jahti zë 12 të ftuar dhe një ekip prej 16 vetash në tërësi, ndërsa brendësia mahnitëse është projektuar nga askush tjetër veçse vetë Dolce & Gabbana.

57894473 10838563 Lets make this last forever Preparations are well underway for K a 27 1653078076043 Foto: Instagram

Kjo duhet theksuar se është dasma e tretë e Kourtney, e cila siç e potencuam do të mbahet në Itali. /Telegrafi/

58082957 10838563 image a 2 1653075649441 Foto: Backgrid