LAJMI I FUNDIT:

​Përmirësohet situata nga reshjet në qarkun Shkodër dhe Lezhë, rrugët bëhen të kalueshme

​Përmirësohet situata nga reshjet në qarkun Shkodër dhe Lezhë, rrugët bëhen të kalueshme

Ndalja e të reshurave ka sjellë përmirësim të dukshëm në qarkun e Lezhës duke tërhequr ujin nga banesat dhe duke bërë të kalueshme rrugët.

Në qarkun e Lezhës, vazhdojnë të jenë të përmbytur 880 ha tokë bujqësore. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht në Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë dhe Gocaj, nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.


Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, duke shënuar një rënie me 20 cm. Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike. Në bashkinë Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika, transmeton kp.

Po ashtu, përmirësim të dukshëm të situatës vihet re edhe në qarkun e Shkodrës, ku sipërfaqja totale e përmbytur ka ngelur 570 Ha, nga 1070 Ha qe ishte një ditë më parë. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës ka shënuar kuotën 8.05 m, nga 8.09 që ishte një ditë më parë. Hidrometri i lumit Drin ka shënuar kuotën 5.65 m, nga 6.05.

5 familje vijojnë të jenë të evakuuar në qarkun e Shkodrës, të cilat po marrin shërbim në konvikte. /rtsh/