LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Teksas sjellin “vizitorë” të frikshëm (Video)

Përmbytjet në Teksas sjellin “vizitorë” të frikshëm (Video)

Një grua nga Teksasi, e gjendur përballë përmbytjeve katastrofike të shkaktuara nga uragani “Harvey”, ka postuar një video shokuese. Në të shfaqen dy aligatorë që notojnë në kopshtin e shtëpisë së saj.

Arlene Kelsch ka hedhur pamjet në “Facebook” duke treguar nivelin e ujit, që ka arritur thuajse në majë të gardhit rrethues, ndërkohë që tregon me gisht aligatorin e parë që noton në kopsht, e më pas edhe të dytin.


Gruaja kishte pikasur aligatorin e parë dhe kishte dalë jashtë për ta parë më nga afër, kur përpara i kishte dalë edhe një aligator i dytë.

Kelsch thotë se, pavarësisht habisë që po i shihte aligatorët nga kaq afër, gjithçka kishte qenë edhe ekzaltuese.

“Nuk ndieva frikë. Ishte diçka e këndshme. Për sa kohë që nuk hap dyert, unë jam në rregull. Sidoqoftë, është pak e çuditshme”, thotë ajo, duke shtuar se aligatorët nuk ishin vizitorët e vetëm që stuhia kishte sjellë, transmeton tch.

“Kemi parë disa gjarpërinj dhe ata më frikësojnë më shumë”, thotë Kelsch.

Policia paralajmëroi javën e shkuar se aligatorët mund të zhvendosen pranë qendrave të banuara, ndërsa niveli i ujërave rritet dhe kushtet e motit bëhen më të rrezikshme. Ekspertët madje kanë këshilluar që, të gjithë ata që gjenden përballë aligatorëve të qëndrojnë të paktën 10 metra larg dhe të mos përpiqen t’i prekin apo t’i ushqejnë.

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori