Të paktën 21 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën.

Vetëm në zonën e Jabllanicës, 17 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën BeH mbrëmë.


bosnje 1

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur.

Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore.

bosnje 2

Po kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur të pastrehë.

“Deri më tani është konstatuar se kanë vdekur 16 persona”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Qarkut Neretva, duke iu referuar viktimave kufomat e të cilëve janë gjetur në Jabllanicë.

bosnje 3

Jabllanica ishte komuna më e prekur nga vërshimet e mbrëmshme, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimeve të mediave, dhjetëra persona janë duke u kërkuar në vendbanimin e Jabllanicës, andaj ekziston frika se bilanci i zi i vërshimeve është shumë më i lartë.

bosnje 4

U përmbytën edhe zonat e Kiseljakut, Kreshevës, Vareshit, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/