LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset një veturë në rrugën Shkup-Veles

Përmbyset një veturë në rrugën Shkup-Veles

Sot pasdite rreth orës 16:15, makina e tipit “Renalut” me targa të Resnjës është përmbysur në rrugën Veles-Shkup, pranë kryqëzimit në Shtip.

Në makinë ka qenë vetëm shoferi, i cili për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në spitalin e Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për momentin nuk ka informacione rreth seriozitetit të lëndimeve të shoferit, ndërsa priten detaje tjera nga MPB për arsyet që çuan deri tek aksidenti./Telegrafi/