Përmbledhje dhe shpjegim për të gjitha situatat tensionuese në ndeshjen mes Espanyolit dhe Barçës (Foto/Video)

Derbi në Cornellà-El Prat ishte i qetë deri nga fundi i pjesës së dytë, më saktë deri sa rezultati u barazua nga Barcelona.
Jo për shkak se u barazua, por se Gerard Pique festimin e tij e kishte me dedikim për tifozët vendas, me të cilët normalisht si rival i përbetuar nuk ka raporte të mira.
Nga ky moment situata u tensionua shumë, ndërsa më poshtë keni të gjithë të shpjeguara:
Gjesti i Piques pas golit:
Spanjolli barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 82-të dhe festoi para tifozëve vendas duke i kërkuar atyre në mënyrë ironike që te qetësohen.
E bëri këtë pasi nga fillimi i ndeshjes ai u fishkëllye dhe mori kore fyese nga vendasit. Kjo acaroi tifozët, por edhe lojtarët në fushë, të cilët kundërshtuan Piquen për gjestin.
https://www.youtube.com/watch?v=tKlyVIc66mE
Ndërhyrja e ashpër në Piquen nga Moreno:
Nga festa e Piques më i nervozuari mbeti qendër-mesfushori Espanyolit, Gerard Moreno, i cili shënoi po ashtu në këtë takim dhe në minutën e 83-të i ndërhyri ashpër Piques. Nga e gjitha kjo u krijua një situatë tensionuese mes lojtarëve dhe normalisht nuk munguan kartonët e verdhë.
Përleshja e Umtitit me Garcian:
Minuat e fundit ishin të ndarë për dyshen Samuel Umtiti dhe Sergio Garcia. Ishte ky i fundi që për një moment ndërhyri ashpër në francezin dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e fundit të ndeshjes Umititi rrëzoi në zonë Garcian, por nuk kishte penallti.
https://youtu.be/V4KKWLW285I?t=488
Dyshja debatuan ashpër pas ndeshjes, por ishte Pique ai që ndërhyri për t’i ndarë. Mbrojtësi i Barcelonës ishte i nervozuar se drejt tij kishte edhe ofendime raciste.
Messi vs Sanchez:
Dhe e fundit, konfrontimi mes Lionel Messit dhe Victor Sanchezit. Edhe pse dyshja janë prodhim i shkollës së Barçës, La Masia’, kjo nuk ndikoi asgjë për të mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=HaM8KWtAMto
Messi ishte cak disa herë i lojës së ashpër të kapitenit vendas dhe në fund argjentinasi nuk duroi dhe në fund nuk mungoi kontakti verbal dhe ai fizik mes tyre. /Telegrafi/
PËRMBLEDHJE:
https://www.youtube.com/watch?v=B4S_x_rnNEc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore