Bislim Halili nga fshati Dovrishtë i Podujevës muaj më parë kishte mbetur pa lopë, sepse iu desh ta shiste në mënyrë që të paguante borxhin prej 1 mijë e 279 euro që ia kishte caktuar përmbaruesi me urdhër të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Nëse, Halili nuk do e shiste kafshën atëherë përmbaruesi do t’i a ndalte paratë në llogarinë rrjedhëse, të ardhurat personale ose do të konfiskonte të gjitha gjërat e luajtshme deri në arritjen e vlerës së borxhit.
Raste të ngjashme po del të ketë pasur goxha shumë vitin e kaluar në Kosovë.
Gjatë vitit 2015 gjatë përmbaruesit qytetarëve të Kosovës i kanë marrë mbi 60 milionë euro, pasi ata nuk i kanë kryer obligimet karshi bankës, apo një institucioni, për mos pagesë të faturave.
Kjo shifër është arritur gjatë shitjeve të mjeteve të sekuestruara.
Emine Sherfit përmbaruese në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka treguar për Gazetën Fjala se gjërat që janë sekuestruar më shumë në këto veprime kanë qenë hipotekat dhe shtëpitë. “Gjërat e objektet që janë marrë nga përmbaruesit janë marrë me pëlqimin mes këtyre të fundit dhe debitorëve”, ka thënë ai.
Gjërat shiten me ankand
Procedura e përmbarimit fillohet me propozimin e kreditorit. Çdo kush që nuk mund të paguajë borxhin i rrezikohet pasuria të drejtat që mund t’i nënshtrohen përmbarimit, llogaritë rrjedhëse apo të kursimeve, bëhet pjesë e punës së përmbaruesve.
Përmbaruesve u del punë në çdo kontratë të pa përmbushur, në çdo faturë të papaguar të shërbimeve komunale, dhe në çdo kamatë për pronë e cila nuk respektohet në mënyrë efikase dhe me kohë, llogaritet si burim që përndryshe do të ishte shfrytëzuar për të investuar, për të blerë apo për të shfrytëzuar.
Pasi sekuestrohen këto mjete, për 15 deri në 30 ditë bëhet shitja e tyre. “Mënyra e shitjes së sendeve caktohet me anë të konkluzionit të organit përmbarues, duke pasur parasysh faktin që të arrihet çmimi më i volitshëm për debitorin”, thuhet në ligjin për procedurën përmbaruese. Gjërat e sekuestruara shiten në ankandin e parë me çmim më të vogël se ai i caktuar, por jo me çmimin më të vogël se tetëdhjetë për qind e vlerës së caktuar me rastin e regjistrimit.
Në Kosovë janë 25 përmbarues privat, 16 prej tyre janë të vendosur në rajonin e Prishtinës, 2 në qytetin e Prizrenit, Gjakova po ashtu ka 2 përmbarues. Në Pejë janë 3 përmbarues privat, 2 në Komunën e Pejës dhe një në Mitrovicë.
Ndërkohë që në Ferizaj është hapur konkursi për një përmbarues pasi që nuk ka të tillë.
Kosovarët mbi 2 miliardë euro kredi
E derisa në vitin e kaluar qytetarëve të Kosovës u kanë shkuar mbi 60 milionë euro tek përmbaruesit, ata kanë vazhduar të hynë në borxhe.
Në vitin 2015 kosovarët kanë marrë mbi 2 miliardë euro kredi sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Rritja e kreditimit të ekonomive familjare i atribuohet kryesisht rritjes prej 27.7 për qind të kredive të reja hipotekare dhe rritjes prej 55.8 për qind të kredive të reja me kushte favorizuese, krahas rënies prej 2.8 për qind të kredive të reja konsumuese”, thuhet në raportin e BQK-së.
Përveç kredive në Kosovë problem është edhe papunësia, sipas të dhënave që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë, thuhet se gati gjysma e popullatës e aftë për punë nuk janë në një marrëdhënie pune.
E përkthyer në shifra 44.9 për qind, janë të papunë, kurse 55 për qind llogaritet papunësia tek të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç.
Të papunët që kanë borxhe dhe ata që janë në kredi, prej 1 janarit të 2014-tës i është shtuar edhe një hall.
Kjo sepse me fillimin e punës së përmbaruesve privat, kosovarëve që janë në kredi apo kanë borxhe ju merret gjithçka që është e paraparë në ligjin për procedurën përmbarimore.
Çfarë mund të ju marrë përmbaruesi
Përmbaruesit nuk kanë të drejtë të marrin ushqimin për tre muaj, materialet për nxehje, stufën, frigoriferin, kafshët e punës dhe mbarështimit borxhlinjve. As unazën e martesës, fotografitë, dekorimet, medaljet, certifikatat ushtarake të nderit veshjet, ndërresat, këpucët dhe gjësendet tjera personale, çarçafët, veglat e kuzhinës nuk mund t’i sekuestrojnë.
Po ashtu pajisjet bujqësore dhe mjetet tjera, farërat, ushqimi për kafshë, objektet tjera me vlerë të zakonshme që shërbejnë për përmbushjen e nevojave themelore të familjes nuk ju merren debitorëve.
Në dispozicion të përmbaruesve janë pasuria, objektet, llogaritë bankare etj.
Organi përmbarues bënë pagesën e kreditorit menjëherë pasi të jetë depozituar çmimi i blerjes së paluajtshmërisë së shitur. Paratë që teprojnë nga shtija e gjërave të marra pas përmbushjes së kërkesës kryesore i dorëzohen debitorit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa. Masat ndaj atyre që i pengojnë përmbaruesit Kundër personave të cilët e pengojnë përmbarimin Gjykata e shqipton masën e largimit apo gjobën me të holla. Ndërkaq përmbaruesi privat mban të fshehur të dhënat në të cilat ai ka qasje gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Ai nuk mund t’i përdorë ato për përfitime personale apo të personave tjerë dhe nuk mund t’i përdor ato për përfitim personal apo të personave tjerë. Përmbaruesit përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa për territorin e Gjykatës Themelore një pozitë e përmbaruesit sipas rregullave caktohet në njëzet e pesë mijë banorë. /Gazeta/Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi