LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me thikë në Prizren, 44-vjeçari merr lëndime trupore

Përleshje me thikë në Prizren, 44-vjeçari merr lëndime trupore
Ilustrim

Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pati me një 18-vjeçar. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.

Një përleshje me thikë mes dy personave ka ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.

Si pasojë e kësaj përleshje, një person ka marrë lëndime trupore.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin, janë arrestuar një person i mitur dhe një tjetër i moshës madhore.

“Me date 02.01.2025 rreth ores 16:35 kemi marrë informatë se në emergjencën e spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh. mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslishtë kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes tij dhe një te dyshuari mashkull rreth 18 vjeç te cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur ne kraharor me mjet të mpreht thikë dhe si pasoj kishte marre lëndim trupor. Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dh një madhor”, tha Bytyqi.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/