LAJMI I FUNDIT:

Përleshje masive në Shtime

Përleshje masive në Shtime
Foto: Ilustrim

Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të forta, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:36, në Shtime.

Siç thuhet në raport, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.


“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët në një shtet tjetër janë përleshur në mes vete me mjete të forta dhe armë zjarri. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator me katër fishekë”, thuhet në raport.

Të shtëna me armë zjarri në Shtime, plagoset një person
Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Shtime, plagoset një person

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori