Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në rrugën “Nemanjina” në Leposaviq, ku tre shtetas të Serbisë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, rreth orës 01:00, viktimat kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar meshkuj, të cilët i kanë goditur me shishe, karrige dhe boks hekuri gjatë qëndrimit në lokal.


Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq dhe më pas janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës Veriore.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar tre të dyshuarit, njëri prej të cilëve kishte lëndime në duar. Të njëjtit kanë pohuar se janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Leposaviq, një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Leposaviq, një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Me vendim të prokurorit të rastit, procedura ndaj tyre do të vazhdojë në rrugë të rregullt ligjore, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit. /Telegrafi/