LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Klinë dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshjeje në Itali

Vrasja në Klinë dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshjeje në Itali

Të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë, mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Telegrafi ka mësuar se dyshimet e para për motivet e vrasjes kanë të bëjnë me një rrahje në Itali, ku pala e dëmtuar, ua ka rrahur vëllain të dyshuarve. Po ashtu Telegrafi mëson se nga pesë të arrestuarit, katër janë vëllezër dhe tjetri është axha i tyre.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Telegrafin tha se prokuroria pritet që sot të dërgojë kërkesën për paraburgim ndaj pesë të arrestuarve, ku ndër të tjera tha se katër persona dyshohen për vrasje të rëndë e një për dhënie e ndihmës pas kryerjes së vrasjes.


Edhe Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin e mbrëmshëm të të shtënave me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje
Lexo po ashtu Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje

Sipas njoftimit të policisë, më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë
Lexo po ashtu Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftim.

Rasti tragjik në Klinë, pesë të arrestuarit nga e njëjta familje
Lexo po ashtu Rasti tragjik në Klinë, pesë të arrestuarit nga e njëjta familje

Tutje në njoftim, thuhet se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast:

A.G. lindur më             1980

N.G. lindur më             1992

A.G. lindur më             1998

B.G. lindur më             1985

B.G. lindur më             1974

Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore  (IML) për obduksion. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori