LAJMI I FUNDIT:

Përleshet me pronarin, i hakmerret veturës: Kërcen drejt veturës në lëvizje (Video)

Përleshet me pronarin, i hakmerret veturës: Kërcen drejt veturës në lëvizje (Video)

Pas zënkës që ka pasur me shoferin, një burrë është hedhur në veturën e tij, teksa ai po lëvizte në një lagje në qytetin Orenburg të Rusisë.

Sulmuesi që mbetet i paemëruar, është hedhur me këmbë drejtë e në xhamin e përparmë duke e thyer, transmeton Telegrafi.

Bashkë me xhamin, 30-vjeçari e ka thyer edhe kamerën që po regjistronte.


Policia ka njoftuar se askush nuk është lënduar nga ky veprim, që ndodhi si pasojë e një zënke banale. /Telegrafi/