LAJMI I FUNDIT:

Përkundër premtimeve – shtesat e fëmijëve mbetën vetëm në letër

Përkundër premtimeve – shtesat e fëmijëve mbetën vetëm në letër

Në nëntor të viti 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e harmonizuar nga grupet parlamentare për shtesat e fëmijëve, me të cilat parashihet që fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, çdo muaj t’u jepen nga 10 euro. Edhe pse ishte premtuar që ndarja e shtesave të fillojë gjatë vitit 2019, kjo nuk ndodhi.

Mentor Morina, nga zyra për Informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha për Radio Kosovën se pasi është përpiluar koncept dokumenti, pritet se cila do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj këtij procesi.


“Të gjitha familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës sociale do t’i kenë nga 10 euro shtesë për çdo fëmijë të familjeve që klasifikohen me të ardhura të ulëta. Por është shume e rëndësishme të shohim edhe rekomandimet që do të vijnë nga program i ri i qeverisë”, tha Morina.

Kelvis Vaqari, që merret me mbrojtjen e fëmijëve nga Organizata “KOMF” i tha Radio Kosovës se sapo të arrihet strukturimi mes ministrisë dhe qeverisë, do të kërkohen përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse lidhur me shtesat e fëmijëve.

“Më t’u finalizuar strukturimi, ne menjëherë do të kërkojmë se ku kanë mbetur programet që janë miratuar më herët, dhe ku janë në agjendën qeveritare të  kësaj qeverie të re të sapoformuar”, tha Vaqari.

Ndryshe, në nëntor të viti 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e harmonizuar nga grupet parlamentare në lidhje me shtesat e fëmijëve. Ndarja e shtesave për fëmijë, ishte premtuar që do të fillojë gjatë vitit 2019, por kjo gjë ënde nuk ka ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori