LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Toshe Proeski

Përkujtohet Toshe Proeski

Në Maqedoni përkujtohet sot Toshe Proeski, këngëtari që humbi jetën në një aksident komunikacioni në Gradishkën e re, afër Zagrebit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të përkujtuar Toshen, adhuruesit e tij i filluan organizimet që më 5 tetor, kur u mbajt ”Qielli i shndritshëm”, aktivitet i mbështetur edhe nga USAID.


Gjithashtu, Opera dhe baleti i Maqedonisë ka shpallur konkurs për audicion për talentë që do të marrin pjesë në shfaqjen ”Tajno moja” në nderë të Toshe Proektit. Konkursi është i hapur deri më 15 nëntor./Telegrafi/