LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet masakra në Krushë të Madhe, Miradie Ramadani tregon se si forcat serbe i dogjën me benzinë njerëzit e gjallë (Video)

Përkujtohet masakra në Krushë të Madhe, Miradie Ramadani tregon se si forcat serbe i dogjën me benzinë njerëzit e gjallë (Video)

Miradie Ramadani, duke folur për masakrën në Krushë të Rahovecit, rrëfen se si u vranë meshkujt e atij fshati dhe si u detyruan të tjerët të braktisin vatrat e tyre e të shkojnë në Shqipëri.

Miradie Ramadanit nga fshati Krushe e Komunës së Rahovecit, forcat serbe ia vranë burrin dhe 11 kushërinjtë. Zonja Miradie tregon se forcat serbe i detyruan fëmijët që të përshëndeteshin për herë të fundit me baballarët e tyre.


“Meshkujt i larguan nga xhamia dhe neve na vendosën aty. Na detyruan të sillemi rreth e çark për t’u përshëndetur me burrat dhe baballarët sepse na thanë që më nuk do t’i shohim. Burri im ia dha një copë të vogël bukë çikës. Ata i mshuan me pushkë dorës dhe i ra buka nga dora. Na thanë përshëndetuni për herë të fundit. Burri u tha: ‘Nuk kemi bërë asgjë për këto që po na bëni’. Ndërsa ata ia kthyen: ‘nuk i dihet’”, fillon rrëfimin për RTV Dukagjinin, Miradie Ramadani.

Ajo thotë se forcat serbe në Krushë i kanë djegur njerëzit e gjallë.

“I kanë parë duke i hyp meshkujt e Krushës së Madhe nëpër kamiona dhe i kanë kallë me benzinë. 56 refugjatë i kanë kallë lart te xhamia, në një shtëpi”.

Më pastaj Miradia thotë se u detyrua që vetëm me djalin e vogël të largohet për në Gjakovë, pa e ditur se ku i ka anëtaret e tjerë të familjes.

“Në Gjakovë kam përjetuar edhe më shumë tmerr, pasi nuk e kam ditur ku i kam anëtarët e familjes tjetër. Në Gjakovë vetëm krime. Djalin e kam pasur të operuar. Doktori më tha ‘kape djalin e shko në Shqipëri’. I thashë ku të shkoj kur nuk kam askënd atje. Pas dy jave më është futur në ëndërr. Në Gjakovë ditën na lenin të pushonim ndërsa natën na hynin në shtëpia. Mu fut në ëndërr: ‘Çohu shko në Shqipëri se burrin ta kanë vrarë, ndërsa fëmijët i ke në Shqipëri’. Ne e dinim që burrin ma kanë mbytur”, rrëfen më tej Miradia.

Rrëfen se më pas ishte nisur rrugës për në Shqipëri, ndërkaq gjatë rrugës forcat serbe e kishin maltretuar shumë atë dhe djalin e saj 7 muajsh.

“Para se të futemi në Shqipëri na ndaluan përsëri. Unë meqë e kisha djalin të plagosur më ndalën të parën. Çka të ka djali më pyetën. NATO u thashë. Ashtu më tha doktori të them. Ma kapi djalin një serb dhe ma vendosi në pushkë. Dy orë e gjysmë në atë gjendje. Zoti ka dashtë që të mos shuhet kjo familje. Iu lutesha që të mos më mbysin djalin. A ki shpirt mos ma mbyt djalin, ju lutesha. Aty njëri nuk ishte serbe por boshnjak. Më tha: djalin nuk ta mbysë se më kanë sjellë me dhunë””.

Moment i rëndë ishte edhe takimi i Miradies me të bijat.

“Një kushëri i burrit më tha se mi kanë gjetur çikat. Më dërguan në Rrogozhinë. Më doli para çika e vogël dhe më tha: ‘Nënë ku është baba?’. Si t’i them se babain ta ka mbytur serbi e ta ka kallë për së gjalli?! Thashë nuk e di, inshalla janë gjallë”, rrëfen Miradija.

Pas takimit me të bijat, zonja Miradie ishte kthyer përsëri në fshatin Krushë ku gjithçka ishte e djegur e shkatërruar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori