Përkujtohet atdhetari dhe veprimtari nga Mitrovica, Agim Hajrizi në 26-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe

Më 24 mars 1999 kanë filluar bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe.
Në të njëjtën ditë, veprimtari dhe atdhetari, Agim Hajrizi u vra nga forcat serbe në shtëpinë e tij në Mitrovicë, së bashku me nënën Nazmien dhe djalin 11-vjeç Ilirin, shkruan Telegrafi.
E në 26-vjetorin e rënies së tij u përkujtua kontributi i atdhetarit Hajrizi përmes një akademie solemne në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Në këtë akademi solemne morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.
Hajrizi u kujtua si person me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, e njëkohësisht edhe si një kontribues i jashtëzakonshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Të mendosh për vdekjen domethënë të mendosh për lirinë. Kush mësohet të vdes, ai ç’mësohet për të qenë skllav!”, ishte thënia e Hajrizit, me të cilën filloi akademia solemne.

Djali i tij, Arianiti në një fjalë rasti e cilësoi babain si guximtarin më të madh.
“Ti nuk kërkove pasuri, tituj, kërkove vetëm një gjë. Një Kosovë ku njerëzit do të jetonin të lirë, me dinjitet e më drejtësi. Kur Kosova nuk kishte rrymë ti ishe drita e saj, kur Kosova nuk kishte bukë ti ndaje kafshatën tënde, kur Kosova nuk kishte zë ti bëre që zëri i saj të dëgjohej në të gjithë botën”, ka thënë Hajrizi.
Ai ka thënë se babai i tij, atdhetari dhe veprimtari Agim Hajrizi ishte “Kosova që nuk u dorëzua kurrë”, transmeton Telegrafi.

“Dora vrastare ndaloi zemrën tënde, por jo veprën tënde. Nuk mund të vrasësh një njeri që është bërë frymë, nuk mund të shkatërrosh një vepër që është shkruar me gjak dhe nuk mund të shuash një emër që është skalitur në gurin e historisë. Ata të ndalën, por nuk të mundën sepse ti bab nuk ishe thjesht një njeri, ishe Kosova që nuk u dorëzua kurrë”, u shpreh djali i tij, Arianiti.
Përfaqësuesi nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Sefer Isufi ka shtuar se Hajrizi që në rininë e hershme dhe në vazdimësi ishte shembulli i përkushtimit ndaj lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.
“Përmes angazhimit të tij në lëvizjen e pavarur sindikaliste dhe veprimtarë e pandalur për çlirim, liri dhe pavarësi, ai mbeti zë i palëkundur i punëtorëve, intelektualëve dhe të të gjithë qytetarëve që ëndërronin Kosovën e pavarur, të lirë dhe demokratike”, ka thënë Isufi.

Ndërsa miku i tij, Fitim Ismajli ka theksuar se Agim Hajrizi është një atdhetar që ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
“Agim Hajrizi nuk ishte thjesht një udhëheqës sindikal, ai mbrojti të drejtat e klasës punëtore, veçanërisht të minatorëve të ‘Trepçës’, të cilët vite me rradhë u shfrytëzuan dhe u shtypën. Në një kohë kur autoritetet serbe provonin të heshtnin popullin shqiptar, ai pati guxim të fliste, ai nuk heshti. Ai nuk luftoi me armë, por me fjalë, me organizim, me ndihma për qytetarët e Mitrovicës. E bëri këtë me plot guxim, pa aspak frikë”, ka potencuar miku i tij, Ismajli. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Projeksionimi narrativ”, përformanca që do të jepet nesër në Vushtrri synon të frymëzojë mundësitë për gjenerimin e vendeve të punës

Ujësjellësi në Mitrovicë sot zhvillon punime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes

26-vjetori i Masakrës së Izbicës – Mbahet tubim përkujtimor, nderohen të rënët për liri

Dodik shfaqet nga Moska

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë