LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 24-vjetori i eksodit të vitit 1999, mbi 700 mijë refugjatë nga Kosova u strehuan në Kukës

Përkujtohet 24-vjetori i eksodit të vitit 1999, mbi 700 mijë refugjatë nga Kosova u strehuan në Kukës

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar eksodin e 99-tës, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta. Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova edhe në 24 vjetorin e “’Eksod 99” kanë kaluar kufirin Kosovë- Shqipëri për të mbërritur në Kukës. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e cilësoi Kukësin si lapidarin e mikpritjes shqiptare.

Shehide Hetemi e dhjetëra shqiptarë të Kosovës si çdo 16 prill, erdhën në Kukës, për të kujtuar ato ditë të tmerrshme të 24 viteve më parë kur u duhej të largoheshin nga banesat e tyre për t’i shpëtuar spastrimit etnik në Kosovë, nga ushtria serbe.


Me muzikë popullore e flamuj në duar, ata marshuan njëlloj si në eksodin e vitit 1999 nga kufiri mes dy vendeve deri në qendër të qytetit të Kukësit, ku gjetën mikpritjen, bujarinë dhe zemrën e hapur për ta.

“Në 99 kemi ikur prej lufte dhe kemi ardhur këtu në Kukës. Njëherë në këmbë e njëherë me traktorë. Këtu na kanë pritur shumë mirë. Faleminderit prej tyre. Me bukë, me fjetje. Na kanë ndihmuar me gjithçka. Vijmë për të kujtuar. Nuk jua harrojmë kurrë. Për ne janë vëllezër. Nga komuna e Lipjanit”, tha ish refugjatja, Shehide Etehmi për shqiptarja.com.

Tafil Cena nga fshati Bicaj, gjatë krizës ka ndihmuar 74 shtetas nga Kosova. Ai kujton se strehimi i tyre në atë kohë ishte i vështirë, por me mund e dëshirë thotë se ia doli.

​24 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova
Lexo po ashtu ​24 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

“Jam Tafil Cena nga Bicaj. Kemi mbajtur shumë familje. Rreth 75 persona. Nga Zhuri e Suhareka. I kemi mbajtur me dëshirën tonë. Nga halli që kishin ata i kemi pranuar që të kalonin atë vështirësi. Ka qenë vështirë furnizimi me ushqime. I kemi mbajtur deri në çlirimin e Kosovës nga Nato. Nuk kishim shumë dhoma për fjetje. Pastaj me bukë na ndihmoi dhe shteti. Mbajmë kontakte të vazhdueshme me ata. Shkojmë ne atje, vijnë ata këtu. Mbaj mend dhe një plak të vjetër që ishte i gjakosur dhe që tregonte që me zor kishin shpëtuar. Ditë të vështira”, tha Tafil Cena.

Me shqiptarët e Kosovës që erdhën për të rikujtuar eksodin e 99, ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Kjo është një simbolikë, një dëshirë e madhe e qytetarëve të Kosovës për të përkujtuar këtë ditë. Unë mendoj që asnjëherë populli i Kosovës nuk e ka harruar mikpritjen e madhe që i ka informuar populli i Kukësit”, tha Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë

Rreth 700 mijë persona u strehuan në shtëpi, godina institucionesh e në kampet që u ngritën për pritjen e tyre në Kukës, deri në 13 qershor të 1999 kur Kosova u çlirua nga NATO dhe UÇK.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori