Përvjetori i 147-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është përkujtuar të martën me akademinë solemne të mbajtur në këtë kompleks muzeor, me ç’rast autoritetet nga Kosova e Shqipëria kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për ekzistencën e popullit shqiptar.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se Lidhja e Prizrenit ka përçuar porosinë në botë kundër copëtimit të trojeve shqiptare.
“Më 10 qershor 1878, burrat e kombit u mblodhën në këtë qytet për ti thënë botës: ne jemi shqiptarë, kemi tokën tonë, gjuhën tonë, kulturën tonë dhe nuk pranojmë të copëtohemi”, ka thënë Totaj.
Sipas tij, kjo lidhje ka qenë një projekt strategjik që ka bashkuar shqiptarët dhe rrjedhimisht ka frymëzuar angazhimet e mëtejme për liri e pavarësi.
“Lidhja e Prizrenit nuk ishte vetëm një organizim politik, ishte zgjim i identitetit tonë. Projekti i parë strategjik për bashkimin e shqiptarëve, një ngjarje që i parapriu dhe frymëzoi pavarësinë, lirinë dhe vet ekzistencën tonë si popull në këtë pjesë të Evropës”, ka deklaruar Totaj, raporton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë ka shtuar se trashëgimia e LSHP-së duhet të shfrytëzohet për përballje me sfidat aktuale dhe unitet në veprime.
“Sot, Lidhja e Prizrenit na fton të jemi krenar për të kaluarën, por të jemi të përgjegjshëm për të tashmen dhe vizionar për të ardhmen”, ka thënë Totaj.
Ndërsa kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka pohuar se takimi në këtë hapësirë është bashkim për ta përkujtuar Lidhjen dhe për tu rigjallëruar nëpërmjet trashëgimisë së saj.
“Organizata Lidhja Shqiptare me seli në Prizren është pika më kulmore e Lëvizjes së rilindjes kombëtare shqiptare. Ajo është rilindje kombëtare në akt politik”, është shprehur Kurti, raporton Telegrafi.
Sipas tij ndonëse Lidhja është shtypur, fryma e saj ka mbetur e gjallë.
“Pavarësisht shtypjes së LSHP-së si organizatë, ajo ka mbetur e gjallë si shembull qëndrimi dhe misioni në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për jetësimin e vullnetit të tyre legjitim politik, si një projekt afirmativ dhe për paqe”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka theksuar se Lidhja ka lindur si nevojë jetike për ti mbrojtur trojet shqiptare.
“Lidhja e Prizrenit shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake, që prej kohës së Skënderbeut”, ka thënë Begaj, raporton Telegrafi.
Sipas tij, afër një shekull e gjysmë më vonë, synim është integrimi evropian.
“Sot në një realitet krejt të ndryshëm nga ai i vitit 1878, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi, që ecin përpara krah për krah, në rrugën e integrimit evropian. Të jemi pjesë e Evropës së bashkuar është vazhdim i natyrshëm i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, ka deklaruar Begaj.
Kumtesa shkencore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit është prezantuar nga Selim Bezera.
Aktivitetet për shënimin e 147-vjetorit të LSHP-së po vazhdojnë në Prizren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga Qendra ditore për të moshuarit tek bujtinë për studentë e amfiteatër – Halil Kastrati jep lajmin e madh për rajonin e Prizrenit

LVV në Prizren kërkon anulimin e procesit për ndarjen e subvencioneve në kulturë e sport

Sulm fizik mes palëve që ishin në shqyrtim gjyqësor, Gjykata Themelore në Prizren deklarohet për rastin

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

E duan shumë klube, por Osimhen befason me deklaratën e fundit

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael