LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen nëntë viktimat e masakrës së Mynihut, në mesin e tyre tre shqiptarë (Foto)

Përkujtohen nëntë viktimat e masakrës së Mynihut, në mesin e tyre tre shqiptarë (Foto)

Një vit më parë, një nxënës vrau nëntë vetë në një qendër tregtare në Munih. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni përkujtimore për viktimat.

Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë më pas edhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Mynih.

Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mblodhën në një ceremoni përkujtimore.


Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave.

Monumenti përkujtimor “Për ju” përbëhet nga një pemë xhinko, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave.

Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm. “Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë”, tha Seehofer.

Në aktin kriminal të 22 korrikut në Myniha u vranë dy vajza dhe një djalë me origjinë nga Kosova, por banues në Mynih.

Armela Segashi, Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabërgja ndërruan jetë pasi u sulmuan me armë zjarri në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytetin e Bavarisë, Mynih.

Segashi ishte kosovare me origjinë nga qyteti i Podujevës në Kosovë, ndërsa Dijamanti nga Vushtrria. Vajza tjetër, Sabina Sulaj kishte po ashtu babanë nga Kosova ndërsa nënën nga Shqipëria.

Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëlla i Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.

Sipas hetuesve i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale.

Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore. Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chat-it të dorësit.

Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masi i norvegjezit Anders Breivik. Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori