Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në mbarë vendin, e në veçanti në këtë komunë.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht lidhur me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët arrijnë t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjet për aplikim, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura deri më 10 prill të këtij viti.
Po ashtu, ministri e njoftoi kryetarin se sivjet me rritjen e buxhetit për këtë ministri janë shtuar edhe masat mbështetëse për sektorin e blegtorisë, i cili sivjet do të mbështetet përmes granteve investive dhe pagesave direkte, e në të cilin mund të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilat sipas tij janë të njohur për veprimtaritë e tyre blegtorale.
Kjo mbështetje, sipas ministrit do t’i ndihmojë fermerët që të zgjerojnë veprimtaritë e tyre blegtorale, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë.
Nga ana e tij, kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për zhvillimin e projekteve të ndryshme bujqësore në këtë komunë. Kryetari Jenuzi, e njoftoi ministrin për zhvillimet e sektorit në këtë komunë, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj ane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët