LAJMI I FUNDIT:

Përkrahja e bizneseve rrit eksportin e produkteve vendore

Përkrahja e bizneseve rrit eksportin e produkteve vendore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Ai këtë komente i ka bërë pas një vizite në ndërmarrjes prodhuese “Kosova Model” në Ferizaj.


Kjo kompani e dyerve dhe dritareve eksporton produkte në tregun e huaj, me partner kryesor Gjermaninë.

“Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin e çështjeve që rëndojnë bizneset”, është thënë në njoftimin e OEK-ut për media.

Sipas OEK-ut, kompani të tilla duhet të fuqizohen duke u përkrahur në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe eliminimin e barrierave e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për të bërë biznes. /Telegrafi/