Meqenëse elementi i Virgjëreshës është Toka, edhe marrëdhëniet që krijojnë në çift janë të tilla. Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë njerëz realistë, me synime dhe këndvështrim të qartë në jetë, racionalistë dhe të mprehtë, nisur edhe nga planeti i tyre, Merkuri.
Virgjëreshat janë persona me logjikë të ftohtë, që e duan rregullin dhe gjërat e prera, kanë kujtesë të fortë dhe logjikë të pabesueshme. Imtësitë për ta nuk janë asnjëherë pa domethënie, ndaj edhe u kushtojnë vëmendje analizave të hollësishme.
Të gjithë të lindurit në këtë shenjë, konsiderohen si njerëz me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, karakterizohen nga një kujdes i vazhdueshëm.
Marrëdhëniet në çift
Defekti në marrëdhënien e Virgjëreshës është se martesën, të lindurit e kësaj shenje e konsiderojnë si marrëdhënie interesi, si tregti.
Të gjithë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës konsiderohen si njerëz me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, karakterizohen nga një kujdes i vazhdueshëm
Cilat janë lidhjet më të forta të Virgjëreshës?
Sipas astrologjisë, partneri më i mirë për Virgjëreshën (mashkull apo femër) është vetë Virgjëresha. Arsyeja është se janë të dy të njëjtë, por kjo shenjë mund të krijojë lidhje të forta edhe me shumë shenja të tjera të Tokës dhe Ujit.
Deri në moshën 30-vjeçare, Virgjëresha kombinohet me Demin dhe Bricjapin, ndërsa pas kësaj moshe, e gjen veten edhe me tri shenjat e ujit: Gaforren, Akrepin dhe Peshqit.
Marrëdhëniet e mira të Virgjëreshës:
Virgjëresha & Demi: Kjo është një lidhje që premton, sepse Demi mund t’i iniciojë pasionet e Virgjëreshës.
Virgjëresha & Gaforrja: Po ashtu është një lidhje që mund të kombinohet mirë, për shkak se të dyja shenjat ofrojnë pothuaj të njëjtat interesa.
Virgjëresha & Virgjëresha: Është kombinimi perfekt.
Virgjëresha & Bricjapi: Një lidhje që premton shumë. Të dyja palët tregojnë interes ndaj njëri-tjetrit dhe përputhen mjaft mirë.
Lidhjet që nuk funksionojnë:
Virgjëresha & Dashi: kanë gjithmonë mosmarrëveshje të mëdha.
Virgjëresha & Binjakët: Fillimisht interesat i kanë thuajse të ngjashme, por nuk zgjasin shumë dhe kjo lidhje është e destinuar të dështojë. Binjakët shumë shpejt lodhen nga lidhja me Virgjëreshën.
Virgjëresha & Luani: Është një lidhje e destinuar të dështojë.
Virgjëresha & Peshorja: Peshorja mërzitet shpejt dhe largohet nga Virgjëresha, sepse më shumë kënaqësi.
Virgjëresha & Akrepi: Një kombinim që zgjat, por me probleme, sepse komunikojnë me vështirësi.
Virgjëresha & Shigjetari: Një lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta durojë melankolizmin e Shigjetarit.
Virgjëresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë, sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.
Virgjëresha & Peshqit: Duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër, nuk ka jetëgjatësi.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre