Në një shtëpi të vogël, ku muret janë mbuluar nga lagështia, po jeton 27-vjeçarja nga Prishtina, me dy fëmijët e saj të vegjël. Për ta thotë se është “vet nënë, e vet babë”, meqë ky i fundit nuk i interesua për ta, e po ashtu edhe ushtroi dhunë për më shumë se dy vjet ndaj saj. Veç kushteve të rënda ekonomike, ajo tash e tre muaj ka mbetur e vetme, çka po e vështirëson edhe më shumë jetesën e saj. E të ardhurat e vetme i ka nga familjarët, të cilët po ashtu kanë kushte të rënda.
E vetme, me dy fëmijë të vegjël, të cilët përveç kujdesit kërkojnë edhe kushte më të mira ekonomike, 27-vjeçarja nga Prishtina po jeton si më keq. Për jetën e vështirë që po bën, dhe vuajtjet e jetës A.G. e martuar para gjashtë vitesh, rrëfen me frikë se do t’i zbulohet identiteti.
Ish-bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë ndaj saj, derisa rrëfen për KosovaPress, çdo fjali që e thotë e shoqëron me lot, derisa tregon se që tre muaj ka mbetur e vetme me fëmijët në një shtëpi, e cila as e saj nuk është.
Ai ja nisi më mos të punojë, të ushtrojë dhunë ndaj meje, të bëj probleme, sherre, hynte në burg dhe unë mbetesha vetëm me fëmijë. Edhe kur kthehej prapë thoshte ‘falma se nuk bëj më sherre’, edhe prapë vazhdonte ashtu. Edhe erdh rasti që nuk mundesha më me të, se nuk munda të duroj, me pa fëmijët e mi dhunë duke ushtruar ai ndaj meje. Ma ka ‘shky’ (lënduar) edhe ballin ku e kam shenjë… Kur mbetke keq, ai ka qenë narkoman edhe kërkonte pare prej meje, më thoshte ‘më jep para se unë po dua’, unë i thosha ku me i marr unë ato pare, unë nuk kam pare me të dhënë ty. U tranojke krejt, atëherë fillonte të ushtronte dhunë ndaj meje. Më bërtitke, fëmijët fillonin të bërtisnin e të qanin”, rrëfen mes lotësh ajo.
Nga dhuna që kishte ushtruar ndaj gruas së tij, vajza e madhe ka mbetur me trauma, dhe shumë pak edhe mund të flasë.
“Burri ka ushtruar dhunë ndaj meje edhe fëmija kanë marrë trauma… Vajza nuk fol shumë për shkak se ka parë shumë raste që më ka rrah burri im. Edhe unë kam nevojë vetëm për një strehim me ua bo fëmijëve të mi, edhe me qenë të sigurt”, flet ajo.
Muret e shtëpisë nga vjetërsia janë mbuluar nga myku, e ditët e ftohta të dimrit po i kalojnë si më keq, e shumë shpesh po u pikon edhe shiu në dhomën e ndejës.
“Është shumë e vjetër edhe kur bie shi, krejt shiu hynë brenda, edhe është krejt myk, në dhomën tjetër krejt shiu brenda hynë. Edhe tepër vështirë, tepër sidomos dimrit, mu më rrinë fëmijët veç të sëmurë, mos me pas dru këtu mërdhitët njeri… Është shumë ftohtë, edhe shtëpia është me llampari. Përfundi e ka podrumin, është veç me tepih. Po prapë se prapë mbetet e ftohtë shtëpia… Është e vjetër. Edhe andej ka tepihë edhe dimrit këtu prej të ftohtit nuk rrihet”, shton A.G.
Veç kushteve të rënda, nëna e dy fëmijëve druan se nuk do të jetë e qetë asnjëherë nga bashkëshorti i saj, meqë ai e ka kërcënuar se do ia marrë vajzat.
“Nuk mundem t’ia lë fëmijët, edhe nuk pushon shpirti im i qetë, me ua lënë atyre fëmijët… Unë frikësohem. Them mos po më pengon ndonjëherë, mos po më bën ndonjë gjë ndonjëherë”, shton ajo.
Bashkëshorti i saj tash e tre muaj është në arrest shtëpiak për shkak të dhunës dhe torturës që ia kishte shkaktuar asaj.
Ajo thotë se shumë herë ka qenë në komunë për të kërkuar ndihmë, por që për shkak të pandemisë askush nuk i ka vizituar gjatë këtyre muajve. Për këtë shprehet edhe e zhgënjyer, ndërkohë tregon se të vetmen ndihmë e ka nga vëllai i saj, i cili ia paguan qiranë e shtëpisë që kushton 100 euro.
“Më duket që më kanë bërë shumë padrejtësi, se sociali më ka thënë që dy muaj me prit, por jo. Më kanë thënë të shkoj në strehimore, po për shkak të fëmijëve unë nuk mundem të shkoj në strehimore. Dhe nuk mundem fëmijët t’i dërgoj në strehimore. Vëllai im ma paguan qiranë, më ka thënë mos i ço në strehimore se unë ta paguaj. Askush nuk më ka ndihmua deri tash përveç një hoxhës, Ma ka sjell një pako ushqimore edhe familjarët e mi më ndihmojnë ndopak”, rrëfen ajo mes lotëve.
E kjo gjendje bëhet edhe më e rëndë në prag festave. Ani pse, për A.G ato nuk kanë rëndësi.
“Gjatë muajit të ramazanit unë kam agjëruar edhe jam agjërueshëm, por Bajram nuk ka për neve, për shkak të kushteve që i kam. Unë jam vet nënë, vet babë edhe siç po e shihni edhe vet nuk di çfarë bëjë për drekën e Bajramit”, flet ajo.
E, me sy të përlotur ajo rrëfen se sa të vështirë e ka si nënë, që t’ua plotësojë kërkesat fëmijëve të saj, kërkesa që nuk përfshijnë më shumë se një kafshatë goje e një kulm, ku do të qëndrojnë pa frikën se një ditë do të mbesin në rrugë. Nëna e dy fëmijëve po bën thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi, t’iu ndihmojnë atyre, që fëmijët e saj të rriten si duhet.
Të gjithë vullnetmirët që duan të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në numrin e redaksisë së KosovaPress 044 507 766 ku mund të marrin informata shtesë se ku mund t’i dërgojnë ndihmat. /kp/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Tdef5pfK4ds&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë