I përjashtuar nga skuadra: Mbappe viziton zhveshtoren e PSG-së, pastaj shihet në humor të mirë me Dembelen
Paris Saint-Germain e ka filluar edicionin 2023/24 me përballjen kundër Lorient në Ligue 1.
Por, tashmë është bërë e ditur se Kylian Mbappe është përjashtuar nga skuadra, pasi nuk po rinovon kontratën me klubin dhe ka refuzuar të largohet, me kontratën që i skadon në verën e vitit 2024.
Francezi po synon që të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë, ndërsa PSG po insiston që ai të rinovojë ose të shitet në këtë afat.
Derisa lojtarët po bëheshin gati për t’u futur në fushë, sulmuesi 24-vjeçar fillimisht shkoi në zhveshtore te bashkëlojtarët.
Më pas, ai doli në stadium, aty ku ishte ulur afër transferimit më të ri të PSG-së, Ousmane Dembele.
Dyshja u panë në humor të mirë, gjersa ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret me atë se çfarë do të bëjë Mbappe. /Telegrafi/
https://twitter.com/neoater/status/1690442645359747072






























