LAJMI I FUNDIT:

Perisic po transferohet tek klubi që bën gara në Ligën e Kampionëve pas përjashtimit nga Hajduku

Perisic po transferohet tek klubi që bën gara në Ligën e Kampionëve pas përjashtimit nga Hajduku

PSV-ja po shpreson që të përforcohet me kroatin Ivan Perisic, ka raportuar gazetari Fabrizio Romano. Ish-ylli i ekipeve të njohura si Inter dhe Bayern Munich është aktualisht pa klub pasi iu ndërpre kontrata nga Hajduk Spliti në fund të gushtit.

Sipas Romanos, Perisic është një objektiv i rëndësishëm për PSV-në, e cila tashmë ka hapur negociatat me anësorin i cili ishte i ftuar nga Zlatko Dalic tek Kroacia për ndeshjet e shtatorit.

Gazetarët holandezë Rik Elfrink dhe Marco Timmer kanë raportuar gjithashtu për këtë transferim befasues.


“PSV ka planifikuar testet mjekësore për sot dhe po punojnë për ardhjen e Ivan Perisic”, ka shkurar Elfrink në X.

Perisic vlen 2 milionë euro sipas Transfermarkt, por PSV mund ta marrë atë falas për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë, megjithatë, një problem për drejtuesit mund të mbetet paga e lartë e tij.

Aktualisht nuk dihet se çfarë roli ka në mendje PSV për Perisic. Gjatë karrierës së tij, veterani luajti në pozita të ndryshme ndërsa holandezët tani po vuajnë për një sulmues të majtë.

Gazetari Jeroen Kapteijns ka dhënë më shumë kontekst rreth interesit të PSV-së për Perisic në një artikull për mediumin holandez De Telegraaf .

“Drejtori Earnest Stewart, ka treguar më parë se PSV është në kërkim të një sulmuesi krahu në rast largimi të Hirving Lozano tek San Diego në janar”.

“Perisic mund të luajë edhe si mesfushor i majtë dhe si mbrojtës i majtë dhe ky i fundit është gjithashtu një pozicion që ka probleme tek PSV për sa kohë që Sergino Dest është ende jashtë fushave”.

“Një problem është se Perisic nuk do të mund të luajë për PSV-në në Ligën e Kampionëve deri në Krishtlindje, sepse afati i regjistrimit të lojtarëv është mbyllur”, ka thënë Kapteijns./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Kalo në kategori