Blerja e fundit e Interit ishte Radja Nainggolan nga Roma.

Belgu erdhi te klubi zikaltër për 24 milionë euro, plus skuadra nga Milano i dha asaj nga kryeqyteti italian edhe lojtarët Davide Santon e Nicolo Zaniolo.


Duke se me largimin e Nainggolan nuk është mërzitur vetëm tifozët, por edhe sulmuesi Edin Dzeko.

DgnRiDIWsAAOTLy Foto: Inter/Twitter

"Sot jam i mërzitur dhe është për shkak teje Radja. Nuk doja të shikoja teksa largoheshe, do të mungosh, të dua", ka shkruar Dzeko në Instgram.

Por, këtij komenti të sulmuesit boshnjak i ka replikuar anësori i Interit, Ivan Perisic.

"Hajde edhe ti, ne jemi këtu", ka shkruar Perisic drejtuar Dzekos.

Në sezonin e fundit sulmuesi boshnjak ka shënuar 16 gola në Serie A. /Telegrafi/

pPR1Ne0

telegrafi sport app